Ilir Meta

'Bekuar politikani që punon për unitetin', Meta: Paqja mund të arrihet edhe me një buzëqeshje

21 Shtator 2020, 11:40| Përditesimi: 21 Shtator 2020, 11:42

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka bërë një shkrim për Ditën Ndërkombëtare të Paqes. Duke cituar thënien e Nënë Terezës që "Paqja mund të arrihet edhe me një buzëqeshje", Meta shkruan se paqja e qëndrueshme kërkon sakrifica të panumërta.

Mes të tjerash, Meta ka sjellë në vëmendje mesazhet e kardinalit Van Thuan për politikanët.

"Paqja, siç thotë edhe Shenjtorja jonë Nënë Tereza, mund të arrihet: ‘Edhe me një buzëqeshje’.

Por historia na ka mësuar, se paqja e qëndrueshme kërkon sakrifica të panumërta, jo vetëm për ta fituar, por edhe për ta mbrojtur, dhe se ajo është e sigurtë kur liria dhe të drejtat e njeriut garantohen përmes shtetit ligjor.

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, dua të sjell në vëmendje disa nga mesazhet tepër frymëzuese të kardinalit Van Thuan, i cili kaloi 13 vjet në burgjet e komunizmit dhe gjithë jetën e Tij ja kushtoi Paqes, në funksion të së cilës i ka lënë njerëzimit dhe në veçanti politikës këto porosi, aktuale në çdo kohë:

Bekuar politikani, thellësisht i vetëdijshëm për rolin e vet!

Bekuar politikani, që frymëzon besim;

Bekuar politikani, që punon për të mirën e përbashkët e jo për interesin e vet;

Bekuar politikani, që e kryen me besnikëri të patundur, detyrën e besuar;

Bekuar politikani, që punon për unitetin;

Bekuar politikani, që angazhohet për realizimin e ndryshimeve rrënjësore dhe refuzon të quajë të mirë atë që është e keqe;

Bekuar politikani, që e dëgjon popullin para, gjatë dhe pas zgjedhjeve;

Bekuar politikani, që nuk ka frikë nga e vërteta dhe nga media". shkruan Meta.

Komento

Komente

  • Mondi: 21/09/2020 18:02

    Ik ore trap

    Përgjigju
  • O tej: 21/09/2020 15:11

    O Meta hajduti

    Përgjigju
  • Likja: 21/09/2020 14:46

    Beje Like nje sondazh dhe shiko sa te urren populli,cdo qytetar i thjeshte ka neveri nga ty e njerez sojsez te kallepit tend.

    Përgjigju
  • I PËSHTIR: 21/09/2020 14:10

    ILIR META E VËRTETA ME BLLOK NË DOR ËSHTË NJERIU MË I PËSHTIR I POLITIKËS SHQIPTARE. KY HAJDUT ME ZË E ME FIGUR KU E PA E GJITH SHQIPRIA BËN DHE ROLIN E KARAGJOZIT. KY MENDON QË SHQIPTARËT JAN IDJOT. SE MBLODHI NË MARS GJITH KOK PA LARËT E MENDON SE POPULLI E DO. PO DO TA PROVOJ NË PRILL SE ÇFAR UREJTJE KA POPULLI PËR KTË VEMJE ME EMTIN ILIR HAJDUT META.

    Përgjigju
  • plugu: 21/09/2020 13:04

    Ka haruar edhe postulatin e politikes ku thuhet:Bekuar qofte edhe ai politikan qe vjedh pasurite kombetare dhe thesarin e shtetit per te miren e tij, te gruas dhe te kalamaneve te tij, se keshtu e do zakoni per te mos pjerdhur per kalamanet e shqiptareve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?