Fredi Beleri dhe Fidias Panayiotou

Kosova & Rajoni

Beleri bën ‘rrëmujë’ Parlamentin Europian, del kundër partisë së Micotaqis për të preferuarin e Elon Musk

4 Shkurt, 17:33| Përditesimi: 4 Shkurt, 17:36

  • Share

Eurodeputeti Fredi Beleri është vendosur në qendër të polemikave në Parlamentin Europian pas vendimit të tij për të mbështetur “të preferuarin” e Elon Musk, youtube-rin qipriot Fidias Panayiotou, për postin e nënkryetarit të Komitetit të Posaçëm, "Mburoja për Demokracinë Evropiane".

Gjithçka nisi kur eurodeputeti i Demokracisë së Re nga Himara doli kundër partisë së tij, duke propozuar eurodeputetin Phidias Panayiotou me argumentin se “ai është grek”.

Pas votimit Fidias Panayiotou nuk u zgjodh pasi humbi 33-21 përballë një kandidati socialist. Megjithatë, kjo lëvizje e Belerit nxiti reagimin e ashpër të eurodeputetit të SYRIZA-s, Kostas Arvanitis, i cili e akuzoi Demokracinë e Re për aleancë me të djathtën ekstreme dhe Elon Musk.

Po ashtu kundër Belerit u rreshtua edhe kolegia e tij nga Demokracia e Re Elise Vozeberg, e cila është edhe kryetare e grupit të deputetëve të Micotaqis në Parlamentin

Europian dhe njëherësh, kryetare e Komitetit të Transportit dhe Turizmit gjithashtu e "zbrazi" atë. Ajo sqaroi në një postim se propozimi i Belerit ishte një zgjedhje personale "dhe nuk përshtatet me linjën politike të Eurogrupit të Demokracisë së Re".

Sipas mediave greke, Beleri nuk e ka njoftuar kryetaren e eurodeputetëve të Demokracisë së Re, Eliza Vozeberg, e cila ka marrë informacion nga kreu i eurodeputetëve të DISY qipriot, Loukas Fourlas.

Nga ana e tij, Beleri e justifikoi veprimin e tij duke thënë se ishte një zgjedhje personale që bazohej vetëm në "origjinën greke" të Fidias Panagiotou.

“Në mbledhjen e sotme të Komitetit Special të sapoformuar të Parlamentit Evropian “Mburoja për Demokracinë Evropiane”, u ngrit çështja e plotësimit të postit të zv/presidentit. Nuk kishte asnjë kandidat nga Partia Popullore Evropiane. Zgjodha të mbështes deputetin e pavarur qipriot, Fidias Panayiotou, bazuar vetëm në origjinën e tij greke dhe asgjë më shumë”, tha Beleri në një postim në platformën ‘X’.

Po ashtu për këtë pozicion specifik kishte reaguar edhe pronari miliarder i ‘X’-it, Elon Musk ndërhyri duke kërkuar që të votohet Fidias sepse “është i zgjuar, i palëkundur dhe kujdeset  për njerëzit”, citon Prothotema.gr.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 05/02/2025 05:06

    T'a gezoni hidraulikun!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?