TIRANË - Partia e Lirisë pretendon se deputeti Vangjel Dule dhe euro-deputeti Fredi Beleri janë penguar të takojnë në burg Presidentin e PL, Ilir Metën. Duke sjellë në vëmendje nenit 43 të ligjit për Burgjet, Sekretari i Partisë së Lirisë Tedi Blushi thotë se Dule dhe Beleri nuk kanë nevojë për autorizim për të takuar Metën në burg teksa akuzon SPAK-un se po shkel ligjin.
Më tej, Blushi thotë se kjo shkelje nuk mund të tolerohet, teksa i bën thirrje institucioneve ndërkombëtare të reagojnë për të dënuar këtë ‘akt skandaloz’!
“Në shkelje flagrante të ligjit dhe të të drejtave të njeriut, SPAK ka penguar sot dhunshëm deputetin dhe kryetarin e PBDNJ, Vangjel Dule dhe eurodeputetin, Fredi Beleri të takohen me Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në ambientet e burgut 313 në Tiranë.
Ligji e sanksionon qartë se institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale mund të vizitohen pa autorizim nga deputetët dhe eurodeputetët. Por SPAK, i vetëshpallur mbi ligjin, shkel rëndë edhe të drejtat e njeriut, duke provuar botërisht aspektin kriminal të kësaj strukture, që funksionon vetëm si “veglë qorre” e Edi Ramës dhe “Rilindjes” dhe që si mision të vetëm ka izolimin në ekstrem, arrestimin, hetimin, përndjekjen dhe shantazhimin e drejtuesve të opozitës në funksion të axhendave elektorale, politike dhe personale të Shefit të Organizatës Mafioze që qeveris sot vendin.
Shkelja e rëndë e ligjit nga SPAK nuk mund të tolerohet. Në emër të Partisë së Lirisë, u bëj thirrje të gjitha institucioneve shtetërore dhe ndërkombëtare, si dhe organizatave të pavarura që mbrojnë të drejtat e njeriut, të reagojnë me forcë për të dënuar këtë akt skandaloz”, shkruan Blushi.
Gjithashtu lidhur me këtë rast ka reaguar dhe avokati i Ilir Metës, Genc Gjokutaj. Edhe ai shprehet se Dule dhe Beleri janë ndaluar në mënyrë brutale për t'u takuar me Metën, duke iu thënë se i duhet një autorizim ligjor nga SPAK.
“Zoti Beleri dhe zoti Dule janë paraqitur tek burgu 313 për të takuar zotin Meta, ata nuk i janë drejtuar SPAK se ligji deputetët i përjashton nga autorizimi i SPAK dhe nuk janë lejuar në mënyrë brutale dhe antiligjore të takohen me zotin Meta. Unë e denoncoj se zoti Meta është lideri i dytë i opozitës dhe nuk ka pasur asnjë lidhje me çështjen. I kanë thënë duhej të merrnin autorizim ligjor nga SPAK,' tha Gjokutaj për gazetarët sot para SPAK-ut”, shprehet Gjokutaj.
Pavarësisht këtij pretendimi, Drejtoria e Burgjeve për Report Tv thotë se autorizimi nuk është i nevojshëm për të hyrë brenda ambienteve të burgut nga deputetët, por jo për të takuar të paraburgosurit. Në këtë rast, ata duhet të kenë një autorizim.
Po në një reagim për Report Tv, SPAK sqaron se nuk ka pasur asnjë kërkesë nga Dule dhe Beleri për të takuar ndonjë të paraburgosur.
“Në bazë të nenit 51 të ligjit nr.81 të vitit 2020 “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”, institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale mund të vizitohen nga deputetë, pa autorizimin paraprak të Prokurorit. Në këtë rast, miratimi jepet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Deri në orën 15:15 të dt.31.01.2025, në protokollin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka mbërritur asnjë kërkesë nga shtetasit Alfred Beleri dhe Vangjel Dule për të takuar ndonjë të paraburgosur”, njofton SPAK.
Prej 3 muajsh Meta ndodhet në qeli dhe bashkë me Monika Kryemadhi po hetohen nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA. Po ashtu, ndaj familjes së tyre SPAK ka nisur edhe hetim pasuror.
Ata e takojn per propagand antishqiptare ne Bruksel. Qe ti thone Perendimit se shteti shqiptar burgos opoziten. Dhe nuk e vrasin fare mendjen per faktin se vizita nga nje antishqiptar si Beleri i ul mbeshtetjen politike Metes.
PërgjigjuDy Vangjel ne nje dere, se c'kerkojne, ju vjen ere! Bejleri ka harruat breket aty dhe ka vajtur bashke me Dulen qe te nderhyje se mos jua ka vjedhur Meta. Jo per gje por e ka ves.
Përgjigju