'Një hall i madh e ka zënë kryeministrin grek', ish-shefi i Shërbimeve Sekrete, Koçollari: Beleri ka qenë agjent i grekëve

20 Korrik, 16:33| Përditesimi: 20 Korrik, 16:58

  • Share

Ish-shefi i Shërbimeve Sekrete dhe diplomati i njohur, Irakli Koçollari, thotë se Fredi Beleri ka qenë agjent grek.

Duke folur në Top Talk, ai e lidh këtë me profesionin e Fredi Belerit, hidraulikut që u tha se shkoi në Qipro për të mësuar zanatin.

“Kur dëgjova në këtë kohë njëri nga ata që ishte kandidat dhe tani shkoi u bë anëtar i Parlamentit Europian. Në kohën kur kanë ndodhur këto ngjarje, ai ka qenë duke bërë një kurs hidrauliku në Qipro. E dini çfarë më kujtoi kjo? Në këtë kohë nuk ka budallenj. Në periudhën e Luftës së ftohtë 1947-60 kur këto vende dërgonin grupe agjentësh në Shqipëri dhe kjo është e provuar, agjentët që ata mblidhnin dhe i trajtonin, për të justifikuar mungesën e tyre në lagje apo opinion gjatë kohës që trajnoheshin, thonin “ka shkuar për një kurs për hidraulik apo për marangoz në Qipro ose në Maltë”. Çuditërisht të njëjtën gjë dëgjova edhe në këtë rast. Një hall i madh e ka zënë kryeministrin grek që shkon te një i dënuar për fyerje të simboleve kombëtare të një vendi fqinj, kryeministri grek ka një hall të madh”, thotë Koçollari.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Po mër po: 21/07/2024 09:27

    Po Meta?

    Përgjigju
  • Iris: 21/07/2024 02:14

    Micotaqisi na paska hall te madh?!Ka rrezik qe vete /Micotaqisit/ e rradhes i kane dhene bursen per kursin e /hidraulikut/ Belerit e /Belereve/ te tjere. S.d.q kjo eshte politika e Greqise ndaj fqinjeve,nuk kane asnje problem per ato qe gatuajne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?