Dy “Dëshmorët e Atdheut”, komandanti i repartit Fatmir Shehu dhe ushtari Arsen Gjini

'Peshkëpia'/ Do të pyeten 41 persona, mes tyre ushtarët e plagosur dhe oficeri që u mor peng

23 Maj 2019, 07:31| Përditesimi: 23 Maj 2019, 07:39

  • Share

Fredi Beleri u mor dje në pyetje për masakrën e Peshkëpisë, ndërsa akuzohet nga Krimet e Rënda për “Veprime për qëllime terroriste” me pasojë vrasjen e dy ushtarakëve në 1994 (lexo këtu). Tashmë, kur në 10 prill 2019 u mbushën plot 25 vite nga “masakra e Peshkëpisë” dhe çështja mund të parashkruhet, duke mos pasur me mundësi për ta hetuar ngjarjen, prokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beci, vendosi të rihapë çështjen penale, duke kërkuar kryerjen e dhjetëra veprimeve hetimore. Mësohet se në total janë 41 persona që pritet të merren në pyetje nga prokuroria dhe oficerët e antiterrorit. Mes këtyre personave janë dhe ushtarët e plagosur në postën kufitare dhe nën oficeri që u mor peng nga komandoja terroriste “Mavi”, Qemal Stroka.

Ky i fundit rezulton të jetë dhe dëshmitari kryesor në këtë ngjarje të rëndë, dhe nga dëshmia e tij pritet të merren të dhëna të vlefshme për hetimin. Në vazhdën e veprimeve hetimore me urdhër të prokurorisë mësohet të jenë sekuestruar dhe kopje të disa dokumentarëve televizivë të kryer nga mediat shqiptare gjatë viteve të fundit. Konkretisht janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dokumentarët e transmetuar në emisionin “XHUNGEL” në News24 me titull “Udhërrëfyesi i MAVI”, me dy pjesë, transmetuar në maj 2012 dhe “Njeriu i MAVI në Himarë” me dy pjesë, transmetuar në qershor 2015. Po ashtu është sekuestruar dhe dokumentari “Masakra e Peshkëpisë”, i transmetuar në emisionin “Gjurmë Shqiptare” në Top Channel.

Sektori i Analizës në Drejtorinë e Antiterrorit është ngarkuar të përpilojë profil subjekti me të gjitha të dhënat që ka për përfshirje të mundshme në aktivitete kriminale për personat e dyshuar në këtë ngjarje. Gjithashtu është kërkuar që nëpërmjet vendimit balistik krahasues krahasimi i gëzhojave të armëve të gjahut të fiksuara në procesverbalin e këqyrjes së datës 10.04.1994 me të dhënat e administruara në Policinë Shkencore. Hetimi i kësaj ngjarje, ku mbetën të vrarë, dy “Dëshmorët e Atdheut”, komandanti i repartit Fatmir Shehu dhe ushtari Arsen Gjini pritet që të sjellë të tjera zhvillime në vijim. 

Komento

Komente

  • Rizai: 23/05/2019 14:39

    Hajde Ferdi se te erdhi rradha,apo si bastard qe je do marrësh azil me vrap ne gerqi?Ne vonojme po nuk harrojme Ferdi,ska me si ne kohen e larqoftit Sali qe kullosje si dhe ku te doje.Thuaj grus te blej sapun te lengshem o Ferdi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?