Politikë

Beleri nga Korça mbështet tezën e aleatit Berisha: Zgjedhjet u manipuluan! Çështja e Detit? Dy shtetet t’i përmbahen marrëveshjes së 2009-ës!

7 Korrik, 12:06| Përditesimi: 7 Korrik, 12:49

  • Share

Eurodeputeti grek Fredi Beleri, ish-kryebashkiaku i Himarës i arrestuar dhe dënuar me 2 vite burgim për korrupsion zgjedhor për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, ka qenë i pranishëm në përurimin e Konsullatës së Greqisë në Korçë ditën e sotme.

Ai u pyet nga mediat edhe në lidhje me komentet që kishte për zgjedhjet parlamenare dhe se çfarë qëndrimi do mbante në Parlamentin Evropian si përfaqësues i palës greke.

Ndërsa fillimisht theksoi se aty ndodhej për një festë, Beleri nuk ngurroi të jepte komentin politik, duke mbështetur tezën e aleatit të tij Sali Berisha të PD-së, se zgjedhjet e 11 majit ishin të manipuluara.

“Cili do të jetë qëndrimi juaj në Parlamentin Europian për kontestimin e zgjedhjeve që ka bërë opozita?”, u pyet ai

Fredi Beleri tha:

“Sot nuk kemi zgjedhje, është një ditë feste, inaugurohet një ngjarje historike për qytetin e Korçës. Është një godinë që nga sot do ta ketë Konsullata Greke, e cila do të jetë një institucion që do të përparojë marrëdhënien e dy shteteve.

Sa për zgjedhjet, unë besoj se raporti i OSBE-ODIHR dhe vëzhguesve europianë është fare i qartë ky do të jetë edhe qëndrimi ynë. Që do të thotë se zgjedhjet ishin të manipuluara, të vjedhura, dhe nuk kanë të bëjnë fare me një shtet që aspiron Bashkimin Europian”.

Kurse pyetjes nëse ky është edhe qëndrimi i BE-së, ai iu përgjigj se:

“Ky është qëndrimi i vëzhguesve parlamentarë që ishin në Shqipëri. Është pikërisht ky kishte ndikime të qeverisë, të administratës dhe kishte trysni ndaj votuesve”.

Beleri u pyet edhe për çështjen e detit, duke mbështetur atë të vitit 2009 mes ish-kryeministrit Berisha dhe atij Kosta Karamanlis, edhe pse Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e ka rrëzuar, ndërsa komenti i tij dukshëm mban anën e vendit fqinj.

“Është një çështje që dy ministrat dhe qeveritë ta zgjidhin me mirëkuptim. Çështja e detit nga marrëveshja e vitit 2009 është një marrëveshje në interes të të dyja shteteve dhe duhet t’i përmbahen asaj marrëveshjeje”, përfundoi ai.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Haga dhe politika: 07/07/2025 18:45

    Ti hiqet pasaporta Belerit dhe te dergohet ne Hage per krime kunder demokracise , te kerkohet dalja nga NATo e shqiperise dhe ndryshimi kushtetues per shume tema sociale ! Shqipëria nuk mund te dorezohet tek politika e vjeter e njerezve pa moral dhe pa demokraxi ! Forca e rinise dhe politikes 2026-2046 duhet te jete kombi dhe pavarsia reale nga faktor jashtem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?