'Beleri preku thembrën e Akilit me pronat në Himarë', Karamelo dhe Llalla përplasen për eurodeputetin e Greqisë: Mos u bëj grindavec

24 Korrik, 18:37| Përditesimi: 24 Korrik, 18:47

  • Share

Më 4 gusht Himara pritet të zgjedh kryebashkiakun e ri ku në garë janë dy minoritarë grek si Petro Gjikuria i opozitës dhe Vangjel Tavo i mazhorancës.

Megjithatë në Studio Live u debatua për figurën e Fredi Belerit pas edhe betimit të tij si eurodeputet. Ish deputeti i Omonias, Ligor Karamelo thekson se Beleri preku thembrën e Akilit në Himarë pasi ngriti shqetësimin e pronave të grabitura.

'Zgjedhjet e 4 gushtit, arritëm në këtë stad pas shkelje dhe abuzime. Si u mor dekret, pushimi i Belerit, tregojnë se mazhoranca PS po nxiton të mbyll sa më shpejt zgjedhjet. Përplasja në Himarë e rëndësishme dhe e rrezikshme. Në fund të fundit, dëshirojmë që Shqipëria të zhvilloj zgjedhje të lira dhe të ndershme. Aty kemi një zbritje të funksionarëve të ndryshëm të PS. Dyndje të institucioneve për të marrë bashkinë Himarë.

Vetë Beleri e preku thembrën e Akilit. Jo se Himara i japin ngjyra nacionalistëve. Ka interesa të mëdha për pro0nat, si janë ndarë. Kemi njerëz që u janë grabitur pronat e tyre. Mënyra e menaxhimit e gjithë bregut Jon ka qenë korruptive. Janë zbuluar shumë pak lidhur me padrejtësinë që janë bërë. çështja nuk shikohet nga ana politike. Himariotët e kuptojnë se pronat e tyre po grabiten. Fakti, në fillim zot Beleri u godit nga partia në pushte. Tani shikojmë që PS kandidon një anëtar të minoritetit grek.'

Ndërsa më tej Karamelo komentoi deklaratën e Belerit për vetëvendosje në Himarë.

'Mendoj se kjo nuk duhet të marrë në kuptimin politik, që hajde të shkëputemi. Ka të bëjë me faktin që banorët e Himarës janë zot të pronave të tyre. Jo shkëputje. Himariotët e kanë kuptuar. Janë demokrat, qytetarë të emancipuar. Beleri e preku në këtë ndjenjë. Kjo mendoj se është shembull duhet përhapur edhe në bashki të tjera.'

Historiani Arben Llalla e shikon si lojë me dy fytyra, pasi minoriteti grek ka marrë prona shqiptarësh në Dropull, ndërsa kërkojnë prona edhe në Himarë.

'Gjërat janë ndryshe,. Nuk pajtohem, me dy kandidatë, Tavo që e sollën me parashutë. Aty janë 7 fshatra ortodokse, dhe një shumicë shqiptare myslimane. Ka shqiptarë aty me integritet. Me pronat, luhet me dy karta, pronarët kërkojnë pronat. Kurse në Dropull shtetit shqiptar iu dha tokat e shqiptarëve. Luhet me dy fytyra. Beleri dihet se kush është.'

Karamelo: Mendje të tilla të ndryshkura i bëjnë dëm Shqipërisë. Po i ndan shtetasit në të mirë e në të këqinj. Po i ndan në grek, shqiptar. Kush e do Himarën atje?

Llalla: Mos u tregoni grindavec në moshën 70 vjeçare.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 25/07/2024 02:17

    Jo o Karamelo,nuk mbulohet m... me sh...!Ku ke degjuar qe /vetevendosje/ te perdoret per pronat?! Padashje Belerit i shpetoi goja dhe tha qellimin e vertete qe mban te fshehur ne shpirtin e tij katran./Vetevendosje/ pra shkeputje me referendum,ndryshe nuk shpjegohet shqetesimi juaj me censusin pse nuk ju dalin hesapet per numrin e shtrirjen gjeografike te minoritareve /greke/.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?