Fredi Beleri

Beleri pyetet në Prokurori: Po më sorollatin për 25 vjet me rradhë

31 Maj 2019, 07:52| Përditesimi: 31 Maj 2019, 08:08

  • Share

Fredi Beleri thërritet sërish në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Së bashku me Belerin është thirrur në Prokurori dhe Mihallaq Kokoveshi, për t'u pyetur lidhur me raportin e tij me Belerin, pranin e tij ditën e masakrës në vitin 1994 dhe lidhjet me organizatën “Mavi”. Në përfundim të marrjes në pyetje, Beleri ka mohuar sërish akuzat, duke thënë se ka prova dhe nuk ka lidhje me masakrën e Peshkëpisë."Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda vajta për një çështje që po më sorollat 25 vjet. Nuk kam asnjë lidhje dhe kam prova. Po bëhet për të hedhur topin jashtë fushës, nga politika. Po bëhet që të ketë zgjedhje me një kandidat, vetëm të PS. Zgjedhje me një kandidat nuk është zgjedhje, shpresoj që të mos kthehemi zgjedhje si në komunizmit"- tha Beleri.

Kjo është hera e dytë brenda një kohe të shkurtër që Beleri thërritet në Prokurori për të dëshmuar lidhur me masakrën e Peshkëpisë. Në dëshminë e parë, ai ka mohuar që të ketë lidhje me atë ç'ka ndodhur më 10 prillit 1994. Ai është një personazh i njohur si për drejtësinë dhe politikën, ndërsa i dënuar më parë për nxitje të urrejtjes. Beleri nuk u kualifikua nga KQZ për të kandiduar për t'u bërë qytetari i parë i Himarës, pasi preket nga ligji i dekriminalizimit.

Zhvarroset dosja pas 25 vitesh

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka rihapur pas afro 25 vitesh hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë të 10 prillit 1994, të njohur si “Masakra e Peshkëpisë”. Vendimi surprizë i prokurorit të krimeve të rënda Eugen Beci për të “zhvarrosur” një dosje që për çerekshekulli nuk është hetuar asnjëherë më parë, është marrë me 19 shkurt 2019. Në heshtje dhe pa bërë bujë, prokurori ka tërhequr dosjen nga arkiva dhe ka aktivizuar një hetim që synon të zbulojë të vërtetën në lidhje me sulmin më të rëndë që i është bërë territorit të Republikës së Shqipërisë në 30 vitet e fundit.

E arkivuar në ambjentet e prokurorisë së Gjirokastrës, dosja hetimore e sulmit terrorist nga një komando ekstremistësh grekë mbi postën kufitare të Peshkëpisë, në Gjirokastër, gati ishte harruar prej kohësh. Hetimi i kësaj ngjarje, ku mbetën të vrarë, dy “Dëshmorët e Atdheut”, komandanti i repartit Fatmir Shehu dhe ushtari Arsen Gjini, nuk i është besuar prokurorisë së Gjirokastrës. Veprimet hetimore janë përqëndruar tek Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë, ku prokurori Eugen Beci së bashku me oficerët e antiterrorit, po administron të gjithë praktikën hetimore duke lënë dhe një sërë detyrash të tjera hetimore që tashmë kanë nisur të kryhen.

41 persona do pyeten në prokurori

Tashmë, kur në 10 prill 2019 u mbushën plot 25 vite nga “masakra e Peshkëpisë” dhe çështja mund të parashkruhet, duke mos patur me mundesi per ta hetuar ngjarjen, prokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beci, ka vendosur të rihapë çështjen penale, duke kërkuar kryerjen e dhjetëra veprimeve hetimore. Mësohet se në total janë 41 persona që pritet të meren në pyetje nga prokuroria dhe oficerët e antiterrorit. Mes këtyre personave janë dhe ushtarët e plagosur në postën kufitare dhe nën oficeri që u mor peng nga komandoja terroriste “Mavi”, shtetasi Qemal Stroka. Ky i fundit rezulton të jetë dhe dëshmitari kryesor në këtë ngjarje të rëndë, dhe nga dëshmia e tij pritet të merren të dhëna të vleshme për hetimin. Në vazhdën e veprimeve hetimore me urdhër të prokurorisë mësohet të jenë sekuestruar dhe kopje të disa dokumentarëve televizivë të kryer nga mediat shqiptare gjatë viteve të fundit.

Konkretisht janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dokumentarët e transmetuar në emisionin “XHUNGEL” në News24 me titull “Udhërrëfyesi i MAVI”, me dy pjesë, transmetuar në maj 2012 dhe “Njeriu i MAVI në Himarë” me dy pjesë, transmetuar në qershor 2015. Po ashtu është sekuestruar dhe dokumentari “Masakra e Peshkëpisë”, i transmetuar në emisionin “Gjurmë Shqiptare” në Top Channel. Sektori i Analizës në Drejtorinë e Antiterrorit është ngarkuar të përpilojë profil subjekti me të gjitha të dhënat që ka për përfshirje të mundshme në aktivitete kriminale për personat e dyshuar në këtë ngjarje. Gjithashtu është kërkuar që nëpërmjet vendimit balistik krahasues krahasimi i gëzhojave të armëve të gjahut të fiksuara në procesverbalin e këqyrjes së datës 10.04.1994 me të dhënat e administruara në Policinë Shkencore.

Komento

Komente

  • Vlonjati: 31/05/2019 09:16

    Per kete kente drejt se duhet te ishe ne burg qe para 25 vjetesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?