Foto ilustruese

Belgjikë/ Plagoset rëndë shqiptari pasi tentoi të arratisej nga policia, sekuestrohet kokainë me vlerë 1 milionë euro

19 Dhjetor 2020, 19:03| Përditesimi: 19 Dhjetor 2020, 19:12

  • Share

BELGJIK- Një burrë shqiptar është plagosur rende pasi tentoi të arratisej gjatë një operacioni të gjerë policor për kapjen e një bande shqiptare të drogës, në Grimbbergen në Belgjik.

Pas këtij operacioni, policia sekuestroi 100.000 euro, automjete motorike, 20 kg kokainë me vlerë prej një milionë euro, si dhe arrestoi 11 persona.

“U arrestuan 9 burra dhe dy gra”, tha një zëdhënës i policisë gjyqësore në Halle-Vilvoorde, në Belgjik.

Sipas mediave të huaja, shtetasi me origjinë shqiptare është plagosur pasi është munduar të arratiset përmes një çatie, po u rrëzua dhe ka pësuar dëmtime të renda.

Banda akuzohet për transportimin e kokainës në një flotë kamionësh të pajisur me ndarje të fshehura. Shumica e dërgesave besohet të jenë bërë në Itali, ku policia italiane gjithashtu kreu kontrolle.

Policia do të hetojë gjithashtu një lidhje të mundshme me vrasjen në prill të një pronari shqiptar restorantesh në Strombeek, një pjesë e komunës së Grimbergen. Vrasësi u kap menjëherë, dhe krimi u mendua se kishte të bënte me botën e drogës.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?