Foto ilustruese

Bota

Belgjika ndjek shembullin e Holandës/ Nis shërbimin vullnetar ushtarak, rritje e numrit të rezervistëve

8 Prill, 22:43| Përditesimi: 8 Prill, 22:48

  • Share

Ministri i Mbrojtjes i Belgjikës, Theo Francken, ka njoftuar një plan të ri që ka për qëllim të rrisë numrin e rezervistëve ushtarakë nga 6,600 në 20,000 deri në vitin 2029.

Ky plan përfshin krijimin e mundësisë për rekrutimin e të rinjve për shërbimin vullnetar ushtarak, një nismë që është mbështetur nga një kërkesë e madhe për rekrutime, e cila ka tejkaluar kapacitetet aktuale të trajnimit.

Në përpjekje për të përmbushur këtë kërkesë, Belgjika do të nxisë 18-vjeçarët që të bashkohen me ushtrinë, duke u ofruar mundësinë për t'u regjistruar për një vit, gjatë të cilit do të paguhen rreth 2,000 euro në muaj, në përputhje me pagën e një ushtari fillestar. Ata që nuk vazhdojnë shërbimin pas një viti do të mbeten rezervistë për një periudhë prej 10 vitesh.

Plani i Francken synon të shtojë 500 rezervistë shtesë në vitin 2026, me një rritje të këtij numri në 1000 në vitin 2027, duke e çuar numrin e rezervistëve të Belgjikës në 5,600 deri në vitin 2029. Ky hap vjen pas një iniciative të ngjashme të Holandës, ku qeveria ka konfirmuar synimin për të dyfishuar numrin e personelit ushtarak deri në vitin 2030.

Si dhe Holandës, të rinjtë në Belgjikë do të kenë mundësinë të provojnë karrierën ushtarake për një vit si pjesë e programit të shërbimit vullnetar. Ky program është i ngjashëm me iniciativat në Suedi dhe Holandë, ku 17-vjeçarëve u kërkohet të plotësojnë anketa vullnetarizmi për të dhënë një kontribut të mundshëm në mbrojtjen e vendit.

Ky shërbim vullnetar është një mundësi për ata që duan të kontribuojnë pa marrë angazhime afatgjata, duke ofruar mundësinë për të testuar një karrierë ushtarake, ndërsa gjithashtu përgatit ushtrinë për t'u përballur me sfida të mundshme të sigurisë.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?