Itamar Ben-Gvir

Bota

Belgjika njoftoi njohjen e shtetit palestinez, ministri izraelit i ekstremit të djathtë: Vendet evropiane do e përjetojnë terrorizmin nga afër

2 Shtator, 15:09| Përditesimi: 2 Shtator, 15:11

  • Share

1756818655_itamarbengvir.webp

Ministri izraelit i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, dënoi vendimin e Belgjikës për të njohur shtetin palestinez në Kombet e Bashkuara.

Ai përdori një gjuhë të ashpër, ndërsa tha se ata vende evropiane që i "nënshtrohen" manipulimeve të Hamasit, do të përfundojnë duke përjetuar terrorin nga afër. 

"Vendet evropiane që i nënshtrohen naivitetit dhe manipulimeve të Hamasit do të përfundojnë duke përjetuar terrorin nga afër. Këtu në Izrael, kishte nga ata që dikur besonin në iluzione të tilla dhe rezultati ishte përdhunimi, vrasja dhe masakrat. Në vend që të shpërblejë terrorin, bota e lirë duhet të bashkohet kundër tij.", tha ai.

Ndërkohë, Tayseer Abu Sneina, kryebashkiaku i Hebronit, u arrestua nga IDF gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij. Djali i tij, Meza, i cili foli për mediat, deklaroi se familja nuk është në dijeni të vendndodhjes aktuale të tij. Për më tepër, mediat raportuan gjithashtu se një shtetrrethim është vendosur në distriktin e Hebronit që nga dje, me të gjitha hyrjet dhe daljet në zonë të bllokuara nga forcat izraelite.
 


Lajmi kryesor:

Belgjika do njohë shtetin e Palestinës, Ministri izraelit: Evropa do njohë terrorin në mënyrë të drejtpërdrejtë


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?