Futbollisti belg, Eden Hazard ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar. 31-vjeçari ka zgjedhur të zyrtarizojë tërheqjen nga kombëtarja e Belgjikës përpara Kampionatit Evropian 2024 dhe pas tij, Kupës së Botës 2026.
Disa ditë pas eliminimit të Belgjikës në fazën e grupeve në Katar, Hazard ka kërkuar kohë në detyrën ndërkombëtare pas 14 vitesh, pasi ai tani e vë fokusin e tij të vetëm në karrierën e tij në Real Madrid.
“Sot vendosa t'i jap fund karrierës sime si ndërkombëtar. Brezi i ardhshëm është gati. Do të më mungoni shumë”-shkruan Hazard në reagimin e bërë.
Gazeta belge Het Laatste Nieuws, raporton se Hazard diskutoi vendimin për t'u tërhequr nga ekipi kombëtar me shokët e tij të skuadrës menjëherë pas ndeshjes së tyre të fundit në grup kundër Kroacisë.