Sali Berisha dhe Belind Këlliçi

Politikë

Belind Këlliçi duhet të thellohet ku ka gabuar/ Portali pranë Berishës vijon sulmet ndaj deputetit të zgjedhur, e krahason me Bashën

19 Gusht, 15:00| Përditesimi: 19 Gusht, 15:03

  • Share

Që nga krijimi i saj, në Partinë Demokratike janë krijuar vazhdimisht ‘grupe armiqësore’. Pasi ‘lanë’ duart me Bashën dhe e përdorën Këlliçin në betejën e brendshme, duke i krijuar idenë se do të ishte ai pasardhësi i Berishës, sot ka filluar një luftë e organizuar ndaj deputetit të PD-së.

Herë nëpërmjet Çim Pekës, i njohur për drejtimin e tij të portalit të familjes Berisha, herë nëpërmjet satelitëve të tyre, Këlliçi po bëhet objekt linçimesh dhe sulmesh.

Në shkrimin e fundit të portalit ‘timoni.al’ me titull: “Humbës kronik, a është Belind Këlliçi një “Basha 2” në Partinë Denokratike?!”, Këlliçi cilësohet një “humbës kronik”, i ngjashëm me Lulzim Bashën dhe theksohet që opozita të mos ketë të njëjtin cikël dështimesh.

Pra, akuzat ndaj Këlliçit kanë shkuar edhe më tej, duke e bërë atë ‘tabelë qitjeje’ njëjtë si Lulzim Basha.

Në shkrim Këlliçit i kujtohet humbja e zgjedhjeve në Tiranë me një diferencë mbi 60 mijë vota ndaj Erion Veliaj, ndërkohë që shtohet se kjo është kuota me e ulët elektorale e përfaqësimit të PD-së në kryeqytet.

I njëjti portal e ka akuzuar Këlliçin se nëpërmjet vëllait të tij bashkëpunon me ministra të PS-së, duke aluduar në ‘pazare’, por nuk është e qartë arsyeja e sulmeve ndaj Belind Këlliçit.

Këto sulme janë në vazhdën e mëparshme dhe, pavarësisht se në çdo dalje Këlliçi citon Berishën, duke e shprehur besnikërinë e tij ndaj liderit, nuk dihet nëse gjithçka që bëhet kanë edhe ‘bekimin’ e tij, apo i bën ‘mehmeti’ Brenda PD-së me kokën e vetë.

Kur sheh këto sulme, Këlliçi edhe vetë nuk e kupton ku ka gabuar, ndaj ai duhet të thellohet. Sepse po të jetë për 'pazaret', ashtu si poralet e akuzojnë, në PD nuk do t'ia di kush, sepse të gjithë bëjnë mëngjes e mbrëmje pazare me segmente të pushtetit, por duhet të jetë diçka tjetër. Dhe këtë 'diçka tjetër' Këlliçi duhet ta tregojë në forumet e partisë se çfarë është./TemA

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?