TIRANE- Drejtoresha e shkollës së mesme 'Harry Fultz' u thirr sot (6 shkurt 2025) në SPAK në lidhje me hetimet ndaj Belind Këlliçit i ka deklaruar se ka mbaruar gjimnazin te Harry Fultz, por në fakt ka mbaruar vetëm vitin e katërt, fakt ky i vërtetuar edhe përmes disa investigimeve të Shqiptarja.com.
Brikena Baxhaku hyri në SPAK në orën 11:00 dhe pasi doli në orën 12:40 konfirmoi për gazetarët se ishte thirrur nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me dosjen e Belind Këlliçit por nuk pranoi të jepte më shumë detaje.
Dosja e Belind Këlliçit po hetohet nga prokurori i Posaçëm, Elvin Gogaj, i cili po kryen verifikimet pasi janë sekuestruar të gjithë dokumentacionet në lidhje me kallëzimin që ka bërë avokati Idajet Beqiri.
Pas kallëzimit SPAK ka vijuar punën me sekuestrimin e të gjithë dokumentacioni i nevojshëm, marrjen në pyetje të vetë Belind Këlliçit dhe tani agjentët e Byrosë morën në pyetje zonjën Baxhaku e cila në kohën kur Këlliçi ka frekuentuar këtë shkollë ka pasur postin e nëndrejtoreshës.
Më 26 dhjetor 2024 Belind Këlliçi u mor në pyetje nga SPAK për mbi 2 orë duke dhënë llogari për falsifikim dokumentesh, përfshirë atë të diplomës së gjimnazit dhe mosdeklarim të pasurisë së bashkëjetueses. Në prill 2023, Shqiptarja.com publikoi një investigim me 4 pjesë ku faktohet falsifikimi i diplomës duke manipuluar fillimisht universitetin amerikan “Coppin University” dhe më pas edhe institucionet shqiptare.
Në kallëzimin e avokatit Idajet Beqirit, thuhet se Këlliçi nuk ka përfunduar vitin e fundit të shkollës së mesme në institucionin "Harry Fultz" në Tiranë pra nuk ka diplomë të shkollës së mesme. Këlliçi akuzohet se ka falsifikuar dokumente për të regjistruar studimet universitare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka bërë deklarime të rreme në formularët zyrtarë gjatë kandidimit për deputet, duke deklaruar se ka përfunduar arsimin e mesëm dhe të lartë.
Këlliçi hetohet nga SPAK për falsifikimit të rëndë në 2 raste, për diplomën e gjimnazit që nuk e ka dhe deklarimi i rremë në formularin e vetëdeklarimit sikur e ka diplomën, kur kandidoi për deputet dhe më pas për kryetar bashkie të Tiranës. Ndërkohë burimet bënë me dije se gjatë marrjes në pyetje nga SPAK në dhjetor të vitit të kaluar Këlliçi ka dhënë llogari dhe për deklarimin e rremë të pasurisë, pasi nuk ka raportuar për pasurinë e bashkëjetueses së tij, Ana Shkreli, vajza e Artan Shkrelit. Për t'i shpëtuar hetimeve të SPAK, Këlliçi u distancua nga gruaja e tij duke thënë se nuk jetojnë së bashku dhe nuk është i vetmi politikan që e bën këtë distancim në dyert e SPAK.
Investigimi i Shqiptarja.com
Në prill 2023 shqiptarja.com publikoi një investigim me 4 pjesë ku sillte të faktuar me dokumente si ish kandidati për kryetar bashkie kishte falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, duke manipuluar fillimisht universitetin amerikan “Coppin University” dhe më pas duke mashtruar edhe institucionet shqiptare.
Këtu janë investigimet e kryera nga Shqiptarja.com
INVESTIGIMI 1 : Belind Këlliçi nuk ka diplomë të shkollës së mesme, ja dokumentet që provojnë se si mashtroi universitetin amerikan dhe shtetin shqiptar
INVESTIGIMI 2 : Thellohet skandali, zbulohet dokumenti ku Belind Këlliçi, me dorën e tij, ka gënjyer duke deklaruar se ka ‘përfunduar shkollën e mesme’
INVESTIGIMI 3 ; Zbulohet gënjeshtra tjetër e Belind Këlliçit: Kam dëftesë pjekurie! Por shkolla 'Harry Fultz' e përgënjeshtron: Nuk është e vërtetë
INVESTIGIMI 4 : Skandali, Belind Këlliçi filloi punë Drejtor në 2009, por Ministria e Arsimit ia njohu diplomën në 2010! I shkaktoi dëm ekonomik shtetit shqiptar, duke përfituar dhjetra rroga pa diplomë
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)
JEVGU Belind Kélliçi HARRIXHI duhet té DÈNOHET me BURGIM té PÉRJETSHÉM dhe duhet tè SHPALLET NON GRATA URGJENTISHT !!!
Përgjigju..kurse ti te procedohesh penalisht per thirrje me permbajtje raciste!
Ky B KELLICI ka vajtur ne W DC, USA, me ate Akil Panon. Si ky kellici me diplome te rreme eshte edhe akil pano. Te investigoni edhe Akil Panon se si i ka perfituar diplomen dhe masterin per gjoja filozofi ne Univ. Tiranes, dhe tani eshte candidat per PhD po ne te njejtin universitet. Gjithashtu investigoni se ne cbaze kriteri ky pano eshte zgjedhur si pedagog/profesor i filozofise ne UT? DO ZBULONI PERLA! Pyesni pak ate Gjergji Sinani se eshte nje nga ata qe ka gisht ne ato "studimet dhe diplomat" e akil panos.
PërgjigjuO Tani ti qeke njē IDJOT i ler Ajola ka mbaruar nē Franc me rezultate tē shkēlqyera kam qen nē njē Auditor sēbashku me Ajolēn vajz e shkēlqyer e Studenten e shkēlqyer. Por ti sqeke mir nga trut shko vizitohu mor analfabeti shkret. Ti mendon me qē ti je me 3 klas shkoll dhe njerzit e tjer jan si ty. O çfar race ēshtē Shqiptari.
PërgjigjuNuk Po e Shan ajolen Si studenten o plaak.o like.po e pyet a vazhdoi hetimi per pasurine se u Ben Milliardär
Te shkëlqyera janar gocat! Marshalla, prandaj edhe moren alamet burrash, hajdut bravash dhe hajdut taksash. I mbroni gocat se ato bashke me cunat ju kane dhene ndonje tender? Ja kane marre proenen ndonje qytetari dhe ja u dhane juve? Te na rroje sa malet Nesti Angoni se po te jet per servila dhe këlysh Enveri si ty o Ilir do mbetemi duke u lepir kembet hajduteve. Xoxa-Nito&Co na ktheni pronat dhe leket se nuk do i gëzoni ato qe ju keni bere njerëzve duke perdorur pushtetin e atyre hajduteve.
Shume mire bete qe e kapet kete te Robin pa deftese! Po me ate Abulen dhe Niton si po vene punet, kemi ndonje lajm nga Spak? Po Ajola me shendet mire apo neper france? Ne nuk e pyesim dot spakun se nuk jemi gazetar por po presim ndonje lajme andej nga keta qe I kane koqet prej hekuri, qe te futen ne shpi te bejne çiçin dhe pastaj ta nxine me prokurori e me spak. Kjo dëftesa e ketij halli I madhe kombetar eshte ne fakt po edhe ndonje lajme nga grupi I gocave Xoxa-Nito&Co e duam se po nuk qenë mire keto me shendet zemerohen. Dhe po u zemruan keto do i japin urdher burrave ta shurrosin gjithe shqiperine. Aman pyesni andej nga spaku si jane gocat me shendet se na mori lumi!
PërgjigjuTani ti ke lindur apo je bërë më vonë me të meta mendore?
Belo, beeloo, beeeeelooooo, edhe pak del babalja dhe ja dorezon stafeten belos. O c`na kenaqi ky SPAKU ore.
PërgjigjuJe nga ata që kënaqen me pak prandaj je I gëzuar. O lumëmadh, Belua nuk ka administruar ndonjëherë lekët e shqiptarëve. SPAK po mbron hajdutët që u pijnë gjakun shqiptarëve
E krahesuar me sjellejen e mesuesve ketei ne perendim duket e cuditshme sjella e mesuesve aty "Mendje medhenje, me sa duket e perceptoin sikur dhe shoqeria qe i rrethon te jen nxensit e tyre.
PërgjigjuBravo, SPAK paska kape nje kriminel te madh. Bravo !!!!
Përgjigjui dogjen edi rames denoncimet e kellicit,,,afera 5 D,,,DO TE JETE HENDEKU KU DO THYEJE KOKEN EDI RAMA DHE QEVERIA E TIJ HAJDUTE....POPULLI NUK DI JAPE ME VOTA PER HAJDUTET....
PërgjigjuShkelja me e rende ne 35 vjet demokraci, te varet
PërgjigjuTani jevgu Blendi Kriçi ti bejeri qemones e ta mbērthej sapunin qē deshi me shit pēr djath. O zot na mytēn mashtrusat. Pty rac e keqe.
PërgjigjuE HENGRI EDHE KERRICI ....
PërgjigjuPerse duhet shkolla e mesme kur ky ka shkollen e larte?
PërgjigjuFatkeqsisht, si Kelliçi, ka shume ne institucionet e shtetit, sidomos ato persona qe u vune ne detyra drejtuese vetem se kishin peshe ne komunitetin/lagjen e tyre per parti te ndruyshme. Nje Vetting do t'i pastronte shume persona qe s'mbaruan dot shkollat (madje edhe ne Perendim). Nje rast me kujtohet. Nje student nga Elbasani, per ekonomik ne Firenze, ne fundin e viteve 90, kur e takova ne 2008, ishte bere drejtues ne nje drejtori te Bashkise se Tiranes. Kishte makine luksoze, Bar lunge ne nje zone te bukur te Tiranes, por diplomen s'e mori ne Universitetin e Firenzes, por ne ate te Tiranes, kuptpohet se me çfare... Pra, Kelliçua, nuk ehste i vetmi genjeshtar. Ka shume.
Përgjigju