Belind Këlliçi

Belind Këlliçi, mbështetësi i Berishës shkon në SHBA, nuk e pret në takim as 'Vatra': Anulohet sepse koha është e limituar

24 Maj 2022, 11:08| Përditesimi: 24 Maj 2022, 13:50

  • Share

Deputeti demokrat Belind Këlliçi, mbështetës i Sali Berishës nuk mori pjesë në zgjedhjet për kreun e PD pasi prej disa ditësh ndodhet në SHBA. Gjatë vizitës së tij në Amerikë, nuk u takua as me vatranët, shoqata e shqiptarëve në Amerikë, të cilët mbrojtën Berishën kur u shpall “non grata” nga SHBA. Në njoftimin e Vatrës thuhet se takimi që ishte planifikuar të zhvillohet ditën e sotme në selinë qendrore të vatrës me deputetin Belind Këllici u anulua për shkak të kohës së limituar.

“Të nderuar vatranë, media, miq, të ftuar, anëtarë të komunitetit shqiptaro -amerikanë. Ju njoftojmë se takimi më deputetin e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë z. Belind Këlliçi planifikuar të zhvillohej ditën e martë në Selinë qëndrore të Vatrës anulohet për arsye objektive (koha e limituar). I kërkojmë ndjesë vatranëve, të ftuarve dhe miqve tanë të shumtë për këtë ndryshim të jashtëzakonshëm të axhendës. Në respektin dhe besimin e mirëkuptimit dhe vlerësimit tuaj të veçantë. Grupi organizator”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se rreth një muaj pas shpalljes non grata nga Antony Blinken, Vatra reagoi duke thënë se do të kërkojnë shpjegime dhe fakte administratës së Biden për një masë kaq ekstreme.

Komento

Komente

  • Loshja: 24/05/2022 15:52

    Ahahahaha o belind je antipatik dhe me fal qe po ta them je dhe cik I shemtuar, qe kur fillove te shoqeroheshe me saliun u bere qesharak se akoma spo arrin ta kuptosh nga fryn era,me pak fjale je kalama deputet se ashtu e bene kete parlament keta pa ditur se cfare eshte puna te bejne deputet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?