Këlliç dhe zëdhënësja Silvi Bardhi

Belind Këlliçi pa diplomë të shkollës së mesme? Zëdhënësja e fushatës së tij: Nuk është e vërtetë! Ka qenë i dalluar

24 Prill 2023, 11:43| Përditesimi: 24 Prill 2023, 11:44

  • Share

Zëdhënësja e fushatës së Belind Këlliçit, Silvi Bardhi, ka dalë në një deklaratë për mediat për të dhënë qëndrimin në lidhje me çështjen e diplomimit apo jo të kandidatit të Berishës për Bashkinë e Tiranës.

Ajo tregoi një shkresë e cila sipas saj tregon se Belind Këlliçi ka qenë nxënësi me mesataren 9.7 dhe nisur nga këto rezultate është zgjedhur dhe President i Këshillit Studentor ne vitin 2004.

“Shkresa e shkollës, tregon se si në shumë raste të tjera, si një praktikë që e kanë ndjekur shumë nxënës për të vijuar studimet në SHBA, në Britani, apo Çeki, edhe në rastin e Belind Kelliçit, kjo ka ndodhur pas 4 viteve. Procesi i pranimit në Universitetin shtetëror të Marylend-it, është shumë serioz. Në Universitetin e Marylend-it, nuk ka asgjë të ngjashme me “Kinema Baldushkun” e Erjon Veliajt, dhe nuk blihet një pishë me 5 mijë euro. Belind Kelliçi është pranuar, ka dhënë të gjitha provimet e standardizuara që kërkon procesi, ka marrë bursë, ka pasur rezultate të shkëlqyera, ka marrë 123 kredite, nga 120 që kërkon ligji atje, ka marrë medalje, është diplomuar me titullin “Summa Cum Laude" dhe është shpallur Studenti me mesataren më të lartë në diplomim”, tha ajo duke hedhur akuza ndaj kandidatit socialist për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 24/04/2023 15:34

    Po te ishte pak me bardhosh Kellici mbase do e besonim vleresimin e diplomes po kushedi mbase ka paguar extra ne cmimin e blerjes se diplomes.Kokalari e ka hapur ceshtjen e arsimimit te Kellicit asaj ti pergjigjen skane pune te meren me zotin Veliaj.

    Përgjigju
  • Erjona: 24/04/2023 13:12

    Paska dal me rezultate te shkelyqera hahahah ,po ik o ik sje per kete pune ti

    Përgjigju
  • Armanda: 24/04/2023 13:08

    Po na qenka shpall ky studeni me mesataren me te lart,ky sdi ku eshte vet ????????

    Përgjigju
  • Bekim: 24/04/2023 12:55

    Ik ti ore I pa shkolle I pafytyr budlla injorant I Ke te gjitha te ligat e kesaj dynjaje do mundesh lalin ton ti

    Përgjigju
  • Ana: 24/04/2023 12:55

    Po CA flet kte e ka pas një shoqa ime ne shkolle, vec ne kafe e gjeje perball shkolles.. na Ben dhe si intelektual tani

    Përgjigju
  • Arben: 24/04/2023 12:49

    Po KY Po KY, s Kam pa deri me sot thuthuq ekselent

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?