Belind Këlliçi

"BELLO” DHE “DAJA” …

28 Prill 2023, 14:10| Përditesimi: 28 Prill 2023, 14:14

  • Share

Tmerr! Si mund të votojë njeriu për një kandidat që ka zgjedhur llagapin (nofkën, harrova thuhet nick name) “Belo”?!

“Bello”,në italisht, është një njeri që ka kapacitetin atraktiv për tu pëlqyer, madje edhe nga vetvetja. 

Përgjithësisht, “bellezza” është një kompleks harmonik i individit që shprehet nëpërmjet ushtrimit të tipareve që e bëjnë të pëlqyer në turmë. Dante Alighieri ishte i pari që pikturoi me fjalë bukurinë: un bel volto (fytyrë e bukur), una bella voce (zë i bukur), un bel sorriso (buzëqeshje e bukur), un bell’ orattore, thuhet dhe un bell uomo (burr i bukur), domethënë “Belo”. Në shqip të gjitha thuhen njëlloj, veç burr i bukur, jo. Nuk thuhet. Po qe burrë, themi i pashëm. Se i bukur nuk tingellon mire. “Bello” yne gjithsesi e ka perzgjedhur me nje kurajo per tu admiruar. Nuk e di- ndofta nga zilia-mua nuk ma krijon këtë përshtypje. Përkundrazi. Por, edhe sikur une te jem i verbuar nga xhelozia, a do të mjaftonte "belezza" per te fituar? Fatkeqësisht, jo!

Belindi, qofsha i gabuar në mendimin tim modest, përfaqëson katapultimin. Është një djalosh periferik, pa identitet. Ai është zvarritur deri në majat e opozitës, ose më saktë, opozita ka rënë deri tek ai. Nga degradimi i opozitës, niveli është ulur aq shumë sa ka mbetur ai në majë. Ai ishte ndjekës i afërt i Lulit, me të cilin u nda si skuth pikerisht kur Luli ierio shkrete “hëngri bukë e fiq dhe vdiq”.

Unë mendoj se Erjon Veliaj nuk duhet të vazhdojë të qeverisë më Tiranën. Veliaj sot përfaqëson fuqinë politiko-mediatike-financiare si asnjë kryetar bashkie më parë. Ai është sot më i fortë se edhe vet fuqia e një elektorati të tërë. Ai nuk është Veltroni, por Berlusconi. Zbythja e atij, zbythja e atyre që kanë ndërtuar një pushtet absolut, është e domosdoshme. Ai dhe ata që çdo vendim në emër të popullit e shkruajnë me firmën e më të fortit nuk i përkasin qytetit tim. Unë e refuzoj këtë ofertë. Do ishte çlirim për një bashki si e kryeqytetit që drejtuesi të ishte shërbëtor i popullit dhe jo shërbëtor i interesave personale politike-financiare.

Po kush ta bëjë, “Bello”?!!! Vetëm fakti që lumturohet se i ka gjetur vetes një nofkë, për mua qesharake, tregon se kërkon të krijojë me çdo kusht një identitet që nuk e ka. Çdo ditë shohim çudira nga kandidati i “Plakut Mere”, pikërisht në kërkim të këtij profili të munguar.

Posteri i tij prej një fëmije rrugaç, që nxjerr gishtin e mesit dhe ia fut vrapit nga frika, tashmë është kthyer në barcaletë. Siç nuk bëhet dot “Bello”, nuk bëhet dot as rrugaç, pa le të bëhet trimi antikorrupsion. Kush te behet, ky, që -sipas gojeve te liga,kuptohet-mbahet me paratë e Zenit dhe Samirit?!!!

Autobuzi i tij lodër, si autobuzi i Mirelës të këngës së dikurshme për fëmijë, që e mban gjithnjë me vete dhe ben xhiro falas neper Tirane, është një tjetër produkt qesharak i kandidatit “Bello”. 
Do i shkreti të imitojë “Dajën” (rol i Edi Ramës në një film te zhanrit horror që do ta komentoj së shpejti). Duke e imituar shëmtuar, kandidati na është kthyer në karikaturë të lodrave tallëse të Kryeministrit. Po kryeministri është në rregull me tallavanë e tij me titull: “Qofte ke Daja”. Për aq kohë sa turmat e shijojnë talentin e madh të kryeministrit për të aktruar, mjerë ne. Ca më shumë mjerë ne që e kemi identitet atë zanat, e si duken bathet, do fillojme si "Bello" te kerkojme identitete te reja social-kulturore.

Unë e refuzoj shfaqjen tallava të “Dajës”. Por, “Daja” mesa duket është bërë një me “Hodo Leckamanë”(batute nga filmi "Ne fillim te veres", qe i pelqen shume "Daja". Fatkeqesisht ky “Bello” yne nuk ka as stofin as fuqinë për të kopjuar “Dajën”.

Përballë Veliajt kam menduar që do duhet të ishte një burrë serioz, me eksperiencë, me emër të mirë. Prisja dikë që t’i kundërvihej trashëgimtarit të Ramës. Po ky dikush nuk mund të jetë kurrë trashëgimtari i “Plakut Mere”.
Asnjëherë PD nuk ka pasur kandidat më karagjoz. Besnik Mustafai, Spartak Ngjela, Halim Kosova e shumë të tjerë, ishin burra të shquar dhe me një barrë mend në kohën e kandidimit të tyre. Ata s’kishin nevojë të shpiknin llagape për tu bërë interesant. Nejse. Gjynah! Ndoshta është hera e fundit. Shpresoj te jete e fundit!

Unë jam i bindur që ka plot njerëz që mund ta ngrenë opozitën në majën që të gjithë e presim. Jam i bindur që ka plot njerëz që nesër do dinë të ndërtojnë një opozitë të fortë përballë pushtetit të sotëm. Unë vetë e desheroj rikthimin e një PD me aspirata të mëdha. Nje opozite e tille, e forte, e shkund ne cdo moment pushtetin dhe redukton ndjeshem arrogancen e plotefuqise. Kjo mund të bëhet dhe me siguri do të bëhet realitet, ska zgjidhje tjeter. Ai moment do të ishte një revolucion i vërtetë moral që do të përmbyste korrupsionin dhe do shkelmonte gjithë antivlerat që sot na sundojnë në pushtet apo në opozitë.

Por ai ndryshim nuk bëhet me luftë klasash dhe gjueti shtrigash. Nuk luftohet korrupsioni i njërit me paratë e korrupsionit të tjetrit. Kërkohet një alternativë moderne. PD ka dhënë shenjat që e ka brumin e duhur. Sigurisht, ata që do ta ndërtojnë  nuk mund të jenë të strukurit në hijen e pemës së kalbur të “Plakut M…”. Do ta rrëzojnë “Dajën” ata që e kanë këtë brum, që e besojnë këtë ndryshim. Padyshim do ta rrëzojnë “Dajën” nje dite te afert, por asnjëri nga- ATA - sigurisht, nuk do do t’i ngjante “Bellos”.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Deri ku: 29/04/2023 05:35

    ka mberrit operacioni mafioz ramist??? Tashme edhe te pavlere si ky aktori mediokerr jane mobilizuar rendshem!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?