Një aksident ka ndodhur në aksin Belsh-Kajan ku dyshohet se për shkak të lagështirës rrugore mjeti ka humbur kontrollin. Si rezultat, 2 persona janë shoqëruar siç duket edhe nga pamjet ekskluzive të Report TV drejt spitalit kirurgjik në Elbasan.
Njëri prej tyre i është nënshtruar një ndërhyrjeje ndërsa personi tjetër është në gjendje mjaft të rënduar, megjithatë gjendja e tyre konkrete shëndetësore mbetet akoma e paqartë .
Ende nuk ka detaje rreth shkaqeve të tjera të aksidentit apo rreth identifikimit të personave.
Komento