BELSH-Banorët e fshatit Seferan pasditen e sotme kanë gjetur pa jetë një person në liqen. Viktima është Enrik Hysa 25-vjeç nga fshati Hysë.
I riu pa shenja jete është pikasur nga banorët e fshatit, të cilën lajmëruan policinë.
Trupi është nxjerrë nga liqeni nga policia dhe banorët e zonës, ndërsa ende nuk dihen rrethanat. Trupi është dërguar në morgun e spitalit të Elbasanit.
Komento