Belsh - Një 41-vjeçar është shpallur në kërkim dhe një tjetër do të hetohet në gjendje të lirë pasi dëmtuan një makinë me shkopinj druri.
Ngjarja është shënuar para dy ditësh (3 tetor) në qendër të qytetit të Belshit.
Siç shihet edhe nga pamjet e kapura një nga autorët pasi ka thyer xhamin pasmë të automjetit fillimisht hedh i irrituar shkopin dhe më pas largohet nga zona.
Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet edhe pronari i makinës për veprën penale "Moskallëzim i krimit".
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, referuan materialet në Prokurori,
-ku nisi procedimi penal për shtetasit
E. N., 38 vjeç, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës" dhe "Prishja e qetësisë publike"
S. F., 53 vjeç për veprën penale "Moskallëzim i krimit"
-si dhe shpallën në kërkim shtetasin G. Z.,41 vjeç, për veprat penale "Shkatërrimi i pronës" dhe "Prishja e qetësisë publike". Po punohet për kapjen e 41-vjeçarit.
Nga hetimet dyshohet se më datë 03.10.2025, rreth orës 17:00, në qendër të qytetit të Belshit, për motive të dobëta, shtetasit E. N., 38 vjeç, dhe G. Z., 41 vjeç, kanë dëmtuar me shkop druri, xhamin e automjetit në pronësi të shtetasit S. F., 53 vjeç, dokumentuar edhe me pamje filmike.
Shtetasi S. F. nuk ka bërë njoftim në organet e rendit për ngjarjen në fjalë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Komente
