Kronikë

Belsh/ Zjarri shkrumbon 15 hektarë me ullishta, vreshtari dhe bimësi në Njësinë e Fierzës (VIDEO)

10 Korrik, 18:58| Përditesimi: 10 Korrik, 19:11

  • Share

Belsh- Një vatër zjarri e rënë në fshatin Fierzë të Belshit ka shkrumbuar të paktën 15 hektarë me tokë, bimësi dhe ullishta.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, në zonën që është njëkohësisht edhe Njësi Administrative.

Forca të shumta zjarrfikëse shkuan në vendngjarje për të shuar flakët dhe parandaluar përhapjen edhe për shkak të erës. Dëmet materiale janë të konsiderueshme. Zjarrfikësit e Belshit arritën ta shuanin vatrën pas ndërhyrjes dhe luftës me flakët.

Gjithashtu janë dëmtuar nga zjarri pemtari me vreshta, shkure dhe bimësi të ndryshme. Policia vendore ka nisur edhe hetimet për zbardhjen e ngjarjes, nëse ka qenë aksidentale apo e qëllimshme.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?