Kronikë

Belsh/ Motoçikleta del nga rruga dhe përplaset me murin, humb jetën 45-vjeçari

13 Korrik 2018, 17:30| Përditesimi: 13 Korrik 2018, 18:17

  • Share

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë pasdite në Belsh ku një motoçikletë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin mbrojtës. Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës, Besnik Shehu, 45-vjeç.

Përplasja ka qenë mjaft e fortë çka ka bërë që drejtuesi i motorit të ndërrojë jetë në vend. Grupi ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit ku paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë.

Pamje nga vendi i ngjarjes
Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 16:30, në hyrje të qytetit të Belshit, duke drejtuar motoçikletën tip "Vinxiang", shtetasi Besnik Shehu, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Seferan, Belsh , ka dalë nga rruga dhe si pasojë është përplasur me murrin mbrojtjes të rrugës.

Si pasojë shtetasi B.Sh, për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit. 

Grupi ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?