Rocco Vata është xhavahiri që shkëlqen në grupin e talenteve të Celtic. I lindur në 2005, sulmuesi është i biri i ish-kapitenit të kombëtares kuqezi, Rudi Vata. Pjesë e kombëtares së Irlandës së Veriut (vendlindja e nënës), Rocco ka shkëlqyer me moshat e Celtic teksa ka qenë pjesë e U-19 që në moshën 15 vjeçare.
"Tuttomercato" në Itali bën me dije se janë pesë bigët e Europës që kërkojnë të marrin në ekip 17 vjeçarin. Milan, Juventus dhe Roma sfidojnë njëra-tjetrën në Serie A për shërbimet e shqiptarit, teksa Arsenal dhe Manchester City janë duke ndjekur me kujdes situatën e sulmuesit që shënoi së fundmi kundër Fulham dhe Leipzig në Youth League.
Trajneri i Celtic, Ante Postecoglou nuk dëshiron ta shesë talentin e klubit që vlerësohet që tani 2 milionë euro, teksa nuk e ka aktivizuar në ekipin e parë edhe pse është në stërvitje me ekipin A.