Detaje të reja janë zbuluar nga episodi i djeshëm i dhunës në kategorinë e dytë të futbollist në Shqipëri ku gjatë ndeshjes mes Gramshit dhe Valbonës, presidenti i klubit të Gramshit, Andrit Bici dhe babai i tij, Dritan Bici kanë goditur me grusht arbitrin pasi ky i fundit akordoi penallti në favor të skuadrës së Valbonës.
Mësohet se Dritan Bici kishte shkaktuar problematika të tilla të ngjashme edhe vite më parë, në 2013-ën, kur ishte kryebashkiak nën siglën e Partisë Socialiste. Bici me makinë është futur në fushën e blertë duke thyer rrethimin e stadiumit të Gramshit, gjatë ndeshjes Gramshi-Mamurrasi dhe ka tentuar të dhunojë arbitrin e takimit.
Në njoftimin e djeshëm të policisë, bëhet me dije se për dhunën e ushtruar ndaj arbitrit, Anxhi Lushi është shoqëruar në komisariat, Andrit Bici dhe është vënë nën hetim babai i tij, Dritan Bici për kundërshtim të forcave të policisë.
Ky i fundit, ka qenë edhe deputet në legjislaturën 2017-2021, nën siglën e PDIU.
te hettohete futboolli shqipare ku do hillete shorti veri jugu superiora dojete 8 ose 10 skuatra ne kuba evropees
Përgjigjuku u ban edhe keta nga gramshi tefort
PërgjigjuTi Sa-Miu, gramshaket nuk mbahen per sherrxhijn dhe jan njerez me edukat, por ne '97 kur shpellare si ty i dergoj salehu ber terror atje, e pate mir se si ju vajti. Prandaj mo nxirr +arlliqe nga goja
Ore, Sami, nga te kemi ty? Leni gramshiotet rehat. Ai eshte tifoz, i zjen gjaku. Kurse ty, te krrhuhet suma!!!