Ndërkohë që ujku Sali po përpiqet të veshë lëkurën e qingjit të mirë, duke shpresuar të mashtrojë edhe një herë tjetër zgjedhësit e moderuar (e duke përsëritur planin që realizoi në 2005), rolin e shpifësit të keq ja ka besuar kollovarit të shtëpisë, Jamarbër. Abi i gjorë, që në cdo dalje publike tregon përmasat e trurit të tij dhe boshllëkun e kulturës, e ka marrë seriozisht detyrën e parë që më në fund Saliu ia ka besuar (meqë deri tani nuk i kishte deleguar asnjë kompetencë). Maniak për të kopjuar vjehrrin me të keqen që ka përfaqësuar, Jamarbër Berisha e imiton edhe në postimet në Facebook. Dy ditë më parë postoi foton e një shkolle me këtë mesazh me drejtshkrimin e tij prej analfabeti:
''Ky duhej te ishte gjimnazi i femijeve tane tek rruga Ndre Mjeda por edi rama ia fali 4000m2 toke dhe 2 kate ndertese bolinos si shperblim per lepirje. 0 lek per 4000m2 toke mes Tiranes, 1 € per 1620m2 ndertese mes Tiranes…''.
Jo vetëm që nuk ka asnjë fjalë të vërtetë në atë që shkruan Abi i gjorë, por edhe fotoja është fallco. Bëhet fjalë për gjimnazin Alsdorf në Gjermani dhe jo për shkollën imagjinare që Abi Malltezi pretendon se do të ndërtohej në Tiranë në kohën kur Lulzim Basha ishte kryetar bashkie dhe Abi këshilltar personal. Në të vërtetë ajo shkollë as u hipotezua dhe as u projektua, sepse Lulzim Basha i dha prioritet lejeve të ndërtimit për 17 kulla ku Abi Malltezi është pronar i 35 %. E ndërsa shkolla as mendohej të projektohej, Abi Malltezi bashkë me rreth 30 trashëgimtarë pretendoi dhe mori nga Shteti edhe një rrip të vogël prej 250 metrash katrorë që ndodhej tamam në hyrje të shkollës së tij imagjinare. Të pangopur dhe gënjeshtarë deri në fund, pasi në vend të shkollës, dhëndrri i Berishës mesa duket ëndërronte të ngrinte të tjera kulla të tijat aty.
Postimi i Abi Berishës