Vëmendja është zhvendosur nga Jennifer Lopez tek ish-i i saj, Ben Affleck. Aktori 52-vjeçar më në fund e ka thyer heshtjen pas divorcit dhe e ka bërë këtë me një frazë që e rikthen “Bennifer” në qendër të vëmendjes:
“I uroj fat… sepse të dalësh me JLo nuk është gjë e vogël”, thuhet të ketë thënë ai.
Deklarata, e cila thuhet se i është zbuluar RadarOnline nga një person i afërt me aktorin, vjen pikërisht në kohën kur Lopez ka filluar një lidhje të re me britanikun Brett Goldstein, 41 vjeç, i njohur për rolin e tij në komedinë romantike Office Romance.
Edhe pse romanca e re duket idilike, Affleck lëshon një paralajmërim të prerë: “Brett duket si një djalë i mirë… por ai është gati të hahet i gjallë nga uragani JLo”.
E njohur për perfeksionizmin dhe energjinë e saj të pandalshme, Lopez vendos një ritëm që jo të gjithë mund ta ndjekin.
“Jennifer është kërkuese, ka standarde të pamundura dhe një stil jetese që jo të gjithë mund ta përballojnë . Unë nuk munda dhe e konsideroj veten një person mjaft të ekuilibruar.”
Ben Affleck flet si dikush që i ka mbijetuar vorbullës tronditëse të dashurisë mediatike që ishte marrëdhënia e tij me JLo-në: ribashkime në vitin 2021, një martesë civile në Las Vegas dhe një ceremoni e dytë në vitin 2022, vetëm për t’u divorcuar zyrtarisht në gusht 2024, pikërisht në përvjetorin e tyre të dytë të martesës.
Komente
