Partia Demokratike

Opinion

Ben Andoni: A duhet ta nisë PD-ja analizën e zgjedhjeve?!

23 Korrik, 21:28| Përditesimi: 23 Korrik, 21:30

  • Share

Edi Rama, kryetari i Partisë Socialist, i bën vetë lajmet dhe të gjithë strukturën e tyre, madje duket sikur mendon dhe për impaktin e tyre. Nis fushata, denoncon parregullsitë e strukturave të pushtetit vendor dhe më gjerë, akuzon për dështime dhe parashikon se çdo të bëjë në të ardhmen.

Opozita nëpërmjet z. Berisha pothuaj përditë po jep skemën e asaj që i dëmtoi në zgjedhje dhe akuzon, ndërsa e vendos theksin tek përdorimi i administratës dhe njëjtësimin e maxhorancës me shtetin, një fenomen që e realizuan dhe vetë dikur në krye të vendit.

Kryetari i PD-së, Berisha, i gjendur vazhdimisht nën pyetjet e njëjta të gazetarëve për të ashtuquajturin nenin e statutit “Basha”, e ka gati përgjigjen standarte: “Tani, statuti është në rregull, nuk ka nevojë për momentin për ndonjë ndryshim. Sigurisht që pasi të finalizojmë denoncimin në Shqipëri dhe botë të farsës elektorale, PD do bëjë një analizë të plotë të të gjitha problemeve në mënyrë që të modernizohet dhe të hapet gjithnjë e më shumë.”

Ka një sens që vazhdohet nga njerëzit e PD-së, ndërkohë që nuk po shikojnë dot ndryshimin dhe atë që u kërkon publiku: Jemi nën një regjim dhe duhet të luftojmë me këtë regjim, duket sikur është lajtmotivi i të gjithës.

Në fakt, regjimi pas viteve ‘90 është demokratik, por hibridizimi i saj tashmë është larguar nga demokracia dhe këtë e kemi përballë me mënyrën sesi bëhen zgjedhjet, ndarjen e pushteteve dhe mënyrën sesi ndahet pasuria publike, për të mos renditur një mal tjetër me çështje.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?