Foto Ilustruese

Opinion

Ben Andoni: E pamundura

6 Qershor, 22:43| Përditesimi: 6 Qershor, 22:46

  • Share

Nëse nuk do ishte pragndeshja e përfaqësueses tonë të futbollit kundër Serbisë, atëherë çështja e rinumërimit të qindra kutive të votimit në Tiranë do të merrte të gjithë vëmendjen. Ose më saktë do t’i jepej vëmendja e medias. Paçka se çfarë mendohet publiku është shumë i kujdesshëm për zgjedhjet që gjithsesi ende lënë shumë për të dëshiruar sa i përket standardeve por më shumë amullisë që krijojnë. Në çdo vështrim, rinumërimi i 1282 kutive të Tiranës, dhe 44 kutive të Dibrës tregon hapur mungesën e besimit, qoftë dhe brenda vetë politikës dhe mbi të gjitha…konceptin e të pamundurës.

Dhe prej tre dekadash është: E pamundur të bëhen zgjedhje të pakontestueshme, e pamundur të respektohet fituesi, e pamundur të pranohet humbja me dinjitet, E pamundur të besosh edhe tek njerëzit e tu të numërimit zgjedhor, e pamundur të respektosh dhe kolegun kundërshtar (brenda partisë), e pamundur për të bërë Mea Culpa, e pamundur që të shikosh defektet e tua, e pamundur të ngrihesh për një analizë të qartë e të tjera shumë, E pamundur edhe të mos e teprosh në pushtet, E pamundur të mos përdorësh burimet…

Ndaj, një minus i madh në këto zgjedhje i takon veçanërisht maxhorancës, e cila edhe në këtë gjendje ku gjendet opozita (Listat e saj e kishin të parashkruar humbjen) u përpoq t’i marrë gjithçka dhe me çdo lloj mundësie. Shtuar këtu me mefshtësinë e organeve të Drejtësisë dhe mungesën e autoritetit moral që të godasin.

Me pak fjalë, njeriu shqiptar gjendet këtu para të pamundurës dhe mungesës së besimit për ta kaluar atë. E shikon këtë të pamundur ndaj pafuqisë së opozitës për t’i riformatuar dhe për të ngjallur besim. E shikon këtë të pamundur përballë një pushteti si ai i Ramës që tashmë nuk njeh asnjë barrierë. Koncepti i Rilindjes, slogani kryesor i ardhjes së socialistëve tashmë është kthyer pak e nga pak në Pushtetokraci.

“Politika është një mërziti e vazhdueshme dhe e ngadaltë e stekave të forta. Duhet edhe pasion edhe perspektivë. Sigurisht që e gjithë përvoja historike konfirmon të vërtetën – se njeriu nuk do të kishte arritur të mundshmen nëse nuk do të kishte arritur herë pas here për të kaluar vetë të pamundurën. Por për ta bërë këtë një njeri duhet të jetë një udhëheqës dhe, jo vetëm një i tillë, por edhe një hero, në një kuptim shumë të matur të fjalës. Dhe madje edhe ata që nuk janë heronj, mund të përballojnë edhe shkatërrimin e të gjitha shpresave, e kjo është e nevojshme pikërisht tani, ku përndryshe njerëzit nuk do të jenë në gjendje të arrijnë as atë që është fare e mundur sot”.

Është mirë që njerëzit të kthjellohen për të pamundurën, e cila u përshfaqet para syve por mbi të gjitha për të ardhmen që nga dita në ditë po bëhet më e pamundur për një pjesë bajagi të madhe, përkundrejt të mundurës që është e blatuar për vetëm pak njerëz./Javanews

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigranti: 07/06/2025 08:45

    I nderuar zoti Andoni! Shkrimi juaj lidhur me te pamunduren,qe ka 35 vjete qe populli shqiptar lutet e shpreson te behet e mundur, eshte realisht i sakte dhe shqetesues.Por megjithe ankesat e pretendimet,qe ne raste te vecanta e zona te caktuara mund te kene dhe baze,aresyeja e normalizimit e mbijeteses se kasaj te pamundure,megjithe aludimet tuaja e te klanit berishist dhe jo vetem,nuk qendron tek Rama.Shkaqet reale te te pamundures e kane rrenjen ne 22 mars 1992,kur me forcen e armeve e me kercenimin me jete u deyruazoti Meksi te terhiqet,u bene tre here zgjedhje derisa u uzurpua kryesia e partise se pare opozitare dhe hollesirat ju i dini me mire se ne te tjeret.Per kete ka deshmi dhe nga Izet Haxhia si aktor okular aktiv etj etj,kurse ne vijim ka pare gjithe shqiperia e bota se si u asgjesua dhe Olldashi,Pashko e te tjere themelues te asaj ish parti "demokratike".Dhe sot ne doni fakte degjoni Ilir Demaliajn nese doni te dini me teper...Sot nga themeluesit e saj ka mbetur vetem pronari i saj "uzurpues" dhe qe mundesia eshte qe pas tij te trashegohet kryesia brenda familjes...Eshte e famshme shprehja e tij"apres moi, le deluge" thene gazetarit amerikan Peter Lukas ne tetor 1996.Keshtuqe mos e kerko gjetke shkakun e te pamundures,sepse ti e di se ku ndodhet.Dhe fatkeqesisht do jemi te detyruar te jetojme edhe disa vite me kete te pamundur,derisa natyra te beje punen e saj, sepse sic duket bathet,jane larg pashket.Te tjerat cfare thuhet e shkruhet,jane per tu gjendur ne muhabet...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?