Edi Rama

Ben Andoni: Kundërshtari i PD-së s’është Rama por ndryshimi?!

7 Gusht, 20:32| Përditesimi: 7 Gusht, 20:36

  • Share

Humbja e fundit në Himarë ka sjellë shumë cinizëm në radhët e PD-së, si ata që janë nën hijen e madhe të kryetarit të padiskutueshëm Sali Berisha, por edhe mes veti. Plasaritjet e para kanë ardhur nga pak deklarata aty-këtu të anëtarëve të PD-së, pëshpëritjet e pamundësisë nën drejtimin e Liderit dhe në akuzat e lodhshme për Ramën, që shijon ndërkaq i qetë dhe i patrazuar pushimet verore në Rivierë.

Inercia e pamundësisë së opozitës në dy legjislaturat e fundit ka treguar jo thjesht dobësinë e përfaqësimit, por edhe atë që publiku e kuptoi mirë para disa ditëve, pas dakordësimit të Kodit Zgjedhor me mos prishjen e status quo-s mes tyre. Partia Socialiste, lexo Edi Rama, ka të gjithë pushtetin politik, kurse zbehtësia e goditjeve të drejtësisë i jep argumente pafund opozitës të tregojë sesa larg është ky pushtet ndaj pritshmërive. Po pse nuk ndryshon asgjë?

Pasi në PS ka pushtetin e tre mandateve. Kurse në PD nuk duan të ndryshojnë ose më saktë, u pëlqen kjo lloj gjendje. Kasta e krijuar nuk ndryshon dot asgjë. Paçka se një grup i pakët njerëzish janë të rregullt nëpër protestat javore, që mezi mbushin pak dhjetëra vetë, ajo që kuptohet është se më shumë po punohet për listat e ardhshme dhe atë pjesë që do jetë e mbyllur sesa realisht ndryshimin, që e imponon koha.

Si mund të ishte formula e ndryshimit?! Është e vërtetë që kinse PD-ja e kërkon dhe fajëson Ramën, por ata janë të paaftë të ndryshojnë në thelb dhe të ndikojnë në ndryshimin e sistemit zgjedhor (duhet të kushtëzonin); PD-ja është e mbyllur për prurjet e reja dhe intelektualë që mund të bëjnë ndryshimin e kësaj force; kur firmosën për rrogat në kulmin e inatit me njerëzit e PS-së, askush nuk e ngriti zërin, që tashmë numri i 140 deputetëve është i tepërt; kurse pas rastit të Berishës dhe Xhaçkës me kolegët e tyre, shumë pak janë zërat në parlament që deputetët të mos kenë as edhe një imunitet; ato që po ndodhin tek PS dhe PD nuk premtojnë se ato do kërkojnë ndonjëherë reformimin e vetë Ligjit të partive, atë që sot e ka shpërdorur keqazi dhe demokracinë e vendit tonë; për të mos thënë një nga më të mprehtat, atë që lidhet me financimet politike.

Politologë mund të shtonin dhe pika të tjera, por fakti është se PD-ja kinse shikon si kundërshtar Ramën dhe nuk mund të shohë batakun, ku po zhysin bashkë me veten të gjithë vendin. Është e vërtetë që përballja me Ramën, po vështirësohet pafund nga “modernizimi” i teknikave për të fituar zgjedhjet, por opozitës i duhet një fytyrë e re dhe mbi të gjitha fryma. Nuk është më idealizëm, është kërkesë e nevojshme për ndryshim.

Dikur, një njeri që kaloi në kalvare të pafundme, që nuk mund të krahasohen me atë të kësaj kaste vegjetuese nga opozita shqiptare, shkruante: “Politika është aftësia për të parashikuar atë që do të ndodhë nesër, javën tjetër, muajin e ardhshëm dhe vitin e ardhshëm. Dhe për të pasur aftësinë më pas për të shpjeguar pse nuk ndodhi”. Quhej Çërçill dhe mbajti pushtetin, kur kishte pozitat më të dobëta dhe e humbi atë, bash kur kontribuoi si të rrallët kundër fashistëve, që ne i… përkëdhelim tani, por edhe kur besonte se ishte i pathyeshëm. Kuptohet ky nuk është rasti i PD-së dhe as krahasimi me personazhin e Ramës.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mesuesi: 08/08/2024 18:59

    Duke krahasuar DEMOKRACINE SHQIPTARE 1990-2025 ka shume, po e quaj "embelsisht" loje interesante.Populli u ngrit kunder rregjimit antipopullor, por nuk ndodhi asgje ndaj bllokut, nuk , presidenti ALIAjetoj gjate, seline e partise punes nuk " e ngane" ne forme e permbatje.Sot, ka panoame krejt ndryshe.Vetem arome DEMOKRACIA nuk ka.Nuk e di nese ka shkruari madhi KADARE, por nuk e besoj.Nje fjale e urte thote:" Prit gomar , se do mbij bar".TE PRESIM 2030...!!!

    Përgjigju
  • xhemal: 08/08/2024 06:32

    Beni i analizave qe s'thone asgje...vuan shkerrrmoqjen e salizmit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?