Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Opinion

Ben Andoni: Më shumë interesohet Thaçi për Tiranën, sesa Kurti për të

25 Korrik, 20:34| Përditesimi: 25 Korrik, 20:38

  • Share

Për Tiranën zyrtare Kosova është thjesht një shtet i dytë shqiptarësh, të cilit jo nuk mund t’i ndërhyhet por as t’i flitet më! Ky është justifikimi, por ky përbën edhe paaftësinë e vërtetë për të bashkëpunuar dhe këshilluar. Rama dhe Kurti nuk puqen në asnjë drejtim prej protagonizmit të lodhshëm respektiv. Historia e mbledhjeve patriotike tashmë është arkivuar, kurse në Tiranën politike pakkush di dhe i intereson se çfarë ndodh në Kosovë. Paradoksalisht, më shumë interesohet Thaçi për Tiranën, sesa Kurti për të.

Në orët e fundit të kësaj fundjave, derisa të mbaroj një nga afatet e vendosura nga Kushtetuesja e Kosovës, marifetet, kulisat dhe bisedimet e fshehta do e nxehin republikën më të re të Evropës. Është gati urdhërues konstituimi i parlamentit të Kosovës, ndërsa publiku kosovar po lodhet në këto ditë jo veç nga papërgjegjshmëria e politikës, por nga një absurd kushtetues që nuk iu gjend zgjidhja prej javësh e muajsh.

Më shumë akoma, përplasjet e brendshme në Kosovë mes presidentes dhe ministres në detyrë të Jashtme e bëjnë më paradoksal të gjithë gjendjen. Tashmë si një lloj king makër po trajtohet Fatmir Limaj me fare pak deputetë rreth vetes, historia e të cilit pas kontributit me UÇK-në, është e mbushur me hirnosjen e akuzave. Edhe më keq akoma është problemi që Kosova duhet të ketë parlament për të kaluar projektet, të cilat do e ndihin të marrë pjesën e saj nga Paketa Evropiane.

Ndërkohë Tirana zyrtare është futur në një luftë informaliteti me protagonist të vetëm kryeministrin Rama, kurse kënaqësia të hasësh ndonjë lajm pozitiv i është lënë dëshirës së ndonjë redaktori\e, që ka “mbetur” pa lajme.  Larg këtyre, në emër të respektit ndaj institucionit të parlamentit të Kosovës, nuk ka referime, përveç ndonjë citimi te presidentit Begaj që zakonisht nuk thotë asgjë. Më shumë akoma, opozita (e djathtë) që e ndjen veten pranë qeverisë së majtë të Kurtit nuk prononcohet dhe Kosovën e gjithë politika shqiptare e kundron sikur po flitet për një parlament tutje në ndonjë kontinent.

Lajmi i orëve të fundit, ku flamuri shqiptar shkelej thjesht ngjalli histerinë e zakonshme, por aspak ndjenjën se Shqipëria me Kosovën janë gjithnjë e më indiferente me njëra-tjetrën. Thjesht ky episod do harrohet, ashtu si 52 seancat për konstituimin maratonik të një legjislature parlamenti që më shumë do jetë “interesant” në procedurën e zgjidhjes së kryetarit sesa kur të zhvillojë punimet e zakonshme. Legjislatura e kaluar e tregoi këtë. I vetëm Thaçi, i privuar nga lajmet, duket se ka treguar interes shumë më tepër se ish-kolegët e tij Osmani&Kurti që nuk kanë begenisur as ta vizitojnë ndonjëherë në Hagë…prej punëve të shumta, që mund të quhen mirëfilli kotësi./Javanews

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • leon: 26/07/2025 14:47

    Kurti është një UDB-ash i ndyrë që ka përçarë shqiptarinë në rajon,e keqja është se mbas tijë shkojnë shum derra që e përkrahin...

    Përgjigju
    • Dardan: 27/07/2025 13:16

      Jo me mir ishte te e falim edhe mitrovicen ose gjith Dardanin se pak na kan marr tja u japim krejt!!! Udb-ashat e kan miratue gjykaten speciale qe po akuzohen vet ndaj qasaj gjykate qe vet e instaluan.

    • @leon: 26/07/2025 17:41

      @leon. I vetmi DERR qè èshtè munduar tè "shkruajè" diçka je zotrote. Nuk je derr i talentuar, je kot. Nuk ka faj Albin Kurti qè derrat janè derra.

  • Adi: 26/07/2025 01:55

    Thaqi akuzohet për krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës! Nuk besoj në asnjë rrethanë që është në interesin e shtetit shqiptar që ai të interesohet për të! Tjetër gjë që të gjithë jeni qartë dhe jeni bërë kundër Kurtit dhe vetëm kërkoni kur ai po gabon! Shqipëria është ajo që e vret Kosovën pas shpine me Ballkanin e hapur e lojra të ndyra futbolli që as me luajt nuk dijnë asnjëra palë! Sanksionet e para Kosova i kishte nga Shqipëria ndërsa ben andoni na qet fall në të terun!

    Përgjigju
    • @Adi: 26/07/2025 09:47

      @Adi. Kur ngordh kali, mizat vijnè vetè. Ti je MIZÈ GJIRIZESH, asgjè tjetèr. Dardania, ka shqiptarè burra dhe gra qè dinè tè vlerèsojnè se kur duhet folur dhe çfarè nuk duhet folur. Dardania, kishte Agim Ramadanè dhe Adem Jasharè. Kjo, èshtè Dardania SHQIPTARE. Ti, dhe shumè tè tjerè tallava si ti qè sot, nè kètè moment, presin me orè tè tèra nè radhè nè kufirin hungarezo-serb, pèr tè hyrè nè Serbi (edhe pse institucionet udhèzojnè tè kundèrtèn),,,dhe mbasi "ia lagni" serbit dorèn me tè paktèn 20€ pèr atè letèr tè bardhè turpi,,,vazhdoni rrugèn tuaj "tè heroizmit koqevar". MIZA GJIRIZI,,,,,,asgjè tjetèr.

    • Gusi: 26/07/2025 09:29

      Albini ose me perkdheli, Patatja e Kuksit

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?