Opinion

Ben Andoni: PS-ja do ta përçajë opozitën me 'të panjohurit'

3 Korrik, 21:17| Përditesimi: 3 Korrik, 21:20

  • Share

Mandati IV i socialistëve do jetë sfidues për Shqipërinë. Është premtuar që Shqipëria të hapë shumë shpejt të gjithë grup-kapitujt e integrimit dhe të nisë periudhën e vështirë të përafrimit të legjislacionit për t’i përmbyllur ato pastaj në vazhdimësi. Metodologjia e re është e bukur dhe ndjellëse, por malorja nis në periudhën kur fillohet dhe mbyllen kapitujt. Opozita do të jetë në parlament dhe për shumë nga kërkesat e integrimit do jetë në gatishmëri. Kjo do ta zbehë shumë betejën e saj për zgjedhjet. Ai narracioni i ashpër i Berishës, Vokshit, Nokës e të tjerëve do të fashitet sepse baza dhe njerëzit e PD-së, kur të mbarojë rinumërimi, do të kërkojnë llogari. Por nuk mbaron këtu.

Ashpërsia e njerëzve që e kanë si pronë PD-në do të përballet dhe me një sfidë të madhe: Me të panjohurit që do t’u vendosë përballë këtej e tutje Partia Socialiste. Dhe, nuk është edhe çudi që socialistët edhe Ekzekutivin ta mbushin me njerëz të tillë, e para për të mos i dhënë shumë karburant të pakënaqurve të PS-së dhe e dyta për ta përçarë në lodhje PD-në, të cilës do t’i duhet të rrëmojë shumë në stilin e Berishës për të gjetur gjëra në karakter të kundërshtarëve të rinj.

Sfida do të mbetet për Shqipërinë. Korrupsionin e madh që nuk e lufton dot Rama &Co, mospërfillja e tij ndaj opozitës, lëngimi i strukturuar i ekonomisë, përqendrimi i madh i pushtetit dhe një grup të rinjsh cinikë që po afrohen. Kjo e fundit në parlament do t’i lërë njerëzit e PD-së përballë krizës së tyre dhe sa më shumë të kalojë kohë dhe me sfidat e tyre të së ardhmes.

Narracioni për zgjedhjet 2025 do të harrohet pas disa ditësh sepse situata është ngado e turbullt, kurse Shqipëria do të përballet me sfida të tjera për të cilat opozita nuk është fajtore por e ka të pamundur të jetë në rreshtin e parë. Përballë ose në Ekzekutiv me shumë gjasë do të ketë shumë të rinj që jo vetëm e shohin Berishën si fenomen të vjetër por edhe se nuk u bën përshtypje aq shumë gjendja e opozitës. Shqiptarët për fat të keq do të kenë në parlament njerëz të paidentifikuar dhe të kenë treguar se dinë të mbajnë peshë, kurse nga ana e PD-së një grup “solid” por që është çelikosur në humbje.

Megjithatë një gjë nuk ndryshon që Rama bëri dhe do bëjë zotin e vendit, kurse Berisha të ashprin, por që tashmë nuk i hyn më në punë askujt. Njerëzit s’kanë nevojë për udhëheqës që duan të duken të ashpër. Ata duhet të kenë njerëz që ashpërsinë ta tregojnë me principet, mendimet dhe karakterin e tyre. Rama ashpërsinë po e tregon me atë që ka konstruktuar vetë. Kurse Berisha, për fat të keq, me sfilitjen e vet nëpër gjyqe dhe mos mbajtjen e fjalës për largim, do të përballet dhe me “të panjohurit” e PS-së që do e torturojnë me indiferentizmin alla Ramë. Dhe, në këtë mandat janë pak si shumë +80, syresh./ TEMA

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës 'media vari Kar-lo'?