Arben Bajo

'Ben Bajo iku! Turp për këtë vend që melhemet i përdor për të shëruar dallkaukët që mbijnë për 24 orë, 140 copë përnjëherë'

9 Gusht 2020, 13:25| Përditesimi: 9 Gusht 2020, 13:28

  • Share

Ben Bajo iku.

Zemra e kujt e njohu u copëtua.

Po kaq. Nuk e ndihmuam dot të fitonte.

E lamë pa përpjekje ne krahet e vdekjes.

Ben Bajo na la. Biçikleta e tij e vjetër nuk do rrëshqasë më në nxitimin e heshtur drejt ateliesë.

Ben Bajo nuk është më. Do na mungojë përshëndetja e tij me njërën dorë mbi timonin e shkujdesur të biçikletës. Ditëve tona do u mungojë siguria që,për fat, kemi një mik të mirë me zemër të madhe, është Ben Bajo.

Sepse ai nuk është më dhe bashkë me të nuk është më siguria e mikut të mirë, atij që të gjendet në orën tënde të vështirë.

Atij nuk ju gjend një mik si vetja e vet, që të jepte pa pritur të merrte. Qe gëzohej kur të jepte, por gjithmonë harronte të merrte.

Po ky ishte njeriu i rrallë Ben Bajo. Por ndoshta i tillë ishte vetëm për ata që patën fatin ta njohin.

Them ta njohin vërtet, jo thjesht të shfaqen sikur e njohin. Por nëse flasim për skulptorin Ben Bajo, këtu duhet folur ndryshe.

Ben Bajo skulptor është pasuri e rrallë kombëtare. Kush e di sa vjet do i duhen kësaj toke të nxjerrë një tjetër si ai. Beni, skulptor ishte diamant nga ata që dalin rrallë në dritë, nga ata që e bëjnë një vend më të pasur.

E pra, ai skulptor nuk është më dhe kjo e bën Shqipërinë tonë akoma më të varfër. Turp për ketë vend, që melhemet i përdor për të shëruar dallkauket që mbijnë për 24 orë 140 copë përnjëherë.

Kaq të shumtë sa nuk mbetet kurrë ndonjë karrige bosh, në balluke të ngjyera apo me kaçurrela prej wihskey.

Mbijnë sa hap e mbyll sytë. Për ata kjo tokë ka plot melheme, i shëron brenda e jashtë vendit dhe i paguan me flori.

Po për Ben Bajo skulptorin, që nuk e bën më nëna kushedi për sa dekada, për atë nuk pati asnjë melhem, nuk mbeti asnjë kacidhe për të tentuar të fitonte mbi vdekjen. Ben artisti i madh, ben i ateliesë plot, Beni i ekspozitave të vetme të skulpturës në ketë vend të zhuritur për të bukurën, nuk është më. Iku, pa na qortuar për çfarë jemi, por duke na vene përpara pasqyrën të shohim vete çfarë jemi. Natyrisht, nëse do të jemi ende në gjendje ta dallojmë.

Por zemrën arrite të na e copëtosh Ben, o njeri i madh, o artist i madh. Të paktën mundemi të ndjejmë dhimbje dhe mungesë. Ike, por le plot vepra të jashtëzakonshme, ca në shtëpitë tona, ca në sheshe qytetesh.

Dikush përmend monumentet që do i gëzoje qyteti. Unë dua të përmend dy të jashtëzakonshmet dhe që mund t’i beje veç ti: portreti “Era” dhe “Shëtitje në park”.

Te dyja dedikuar ndjenjës tënde atërore, shpirtit tënd dhe vajzës tënde të vetme. E cili baba ka qenë në gjendje t’i japë bijës një xhevahir si këto? Askush veç teje, o i madhi Ben Bajo!

Komento

Komente

  • Ilo: 09/08/2020 20:56

    Ngushellime familjes per humbjen. Qeveria duhet te heqe ligjin per deputete per kurimin ne spitale jashte por te fuse edhe figurat publike se nuk na duhet deputeti Roshi para Bajos, dhe as hipokrizia e Rames me ngushellimin per humbjen e tij.

    Përgjigju
  • tirane: 09/08/2020 18:52

    Po nuk eshte virusi qe vret por korrupsioni. Prit prit se skeni pare gje akoma

    Përgjigju
  • Shqiptari: 09/08/2020 16:44

    Me vjen keq per kete djale artist por nga ana tjeter ska pse te habitemi per kto humbje. Dallkauket qe drejtojne kete vend tash 80 vjet u a japim ne forcen dhe gjakun qe ato te jetojne ne rehati e ne ket maskaradhek

    Përgjigju
  • Toni: 09/08/2020 15:28

    Kete qeveri e zgjodhi Arben Bajo,Tedi Papavrami,Ismail Kadare, Kavajsi tenor qe jep mesime nga Australia,Robert Ndrenika, Gaz Paja(megjithse nuk eshte artist por shperndares kokaine), se bashku me emigrantet e fshatrave me te thella te shqiperise ne Greqi qe vijn per te votuar e ikin prape per te mbledhur ullinj ndaj boll ja hodhet fajin popullit qe ju degjon. Keta kemi keta votojme kur vjen koha sic na mesojn intelektualet tane te blere nga Edi Rama e Erion Veliaj.

    Përgjigju
  • Eda: 09/08/2020 15:16

    Nuk e njihja si emer. Rastesisht para disa kohesh ndoqa nji interviste te tij te bere nga rtsh ne studion e tij. Me terhoqi me formimin e tij jo vetem per artin e skulptures. Sa keq per vendin qe nuk e derguam jashte si disa te tjere e mos ta humbisnmin kaq shpejt nji artist te tille. Sa trishtuese....

    Përgjigju
  • Sui: 09/08/2020 14:40

    Sa shkrim i ndjere, fjalepak por kuptimplote. Keqardhje...kemi humbur vlerat dhe virtytet me te medha, humanizmi dhe njerezia kane vdekur,mbreteron indiferentizmi, hajduteria, maskaralleku...rrugetim te mbare Ben, ti e bere tenden por ate qe ne na takonte JO.

    Përgjigju
    • USA TOP: 09/08/2020 20:36

      Vdis pa te dua !! - thote ramaveliaj dhe ca kriminela hipokrit .JU niset BASHKIM FINON ME NJE THES ME LEKE JASHTE SHTETIT per te rrezuar dhjamin., pse nuk u kujtua njeri prej ketyre te molepsurve ta nxirrnin JASHTE per kurim te specializuar .Jy denofte zotine KALAMAJTE tuaj !!! Amin !!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?