Ben Blushi hap ‘kasafortën’ e sekreteve! Esencë-Report  Tv

10 Nëntor, 21:36| Përditesimi: 10 Nëntor, 21:45

  • Share

Kutia e Pandorës këtë herë në Esencë u hap nga Ben Blushi, bazuar kryesisht mbi jetën shqiptare mes periferisë dhe qendrës.

Rrëfime të pa dëgjuara, të fshehta nga thellësitë e mendjes dhe të shpirtit. Emisioni Esencë drejtohet nga Eljan Tanini dhe shfaqet çdo të premte dhe të diel në ekranin e Report Tv.

Eljan Tanini: -Pse kjo çështja e fotografisë me ty Ben Blushi?

Ben Blushi: -Nevoja për fotografinë lindi vonë, ka nja dy vjet kur pata një shkëputje nga punët e ditës, kur vendosa të blej një aparat të përdorur.

Eljan Tanini: -Si është Tirana dhe Shqipëria me personazhe? Unë psh e vuaj shumë që më karaktere!

Ben Blushi: -Ka, në provinca, kanë mbetur shumë ende! Provinca është një botë tjetër që nuk do të zhvillohet, ajo ka rutinën e saj, pjesën tjetër e organizojnë gratë. Ka gjithmonë një njeri që ka histori, libri i sekreteve u nis për të bërë një album thjeshtë fotografik. Vitin e parë u ktheva në një lloji manjaku për të bërë foto, njerëzit, shumica kishin besim te fotografitë e mia. Në fillim isha për portrete. Kam ikur nga ajo fazë, tani jam te aksioni. Kam qenë në Ukrainë kur ishte piku i luftës. Rusët nuk e morën dot Kievin, unë isha në Bucha dhe Irpin. Më pas bëra një ekspozitë në Qendrën COD.

Eljan Tanini: Mirë, ecim pak me personazhet e tu: Ismail Kadare sipas Ben Blushit?

Ben Blushi: -I kam bërë Kadaresë të vetmen foto me cigare. Ismal Kadare është monumenti më i gjallë i kulturës që do të ngelet mes nesh, është monumenti më i madh i kulturës.

Eljan Tanini: -Gjyshja e Ben Blushit, Mynever Shyteriqi. Tashmë 100 vjeçe?

Ben Blushi: -Gjyshi im Dhimitër Shuteriqi e vërtetoi që shqipja është botuar para Buzukut. Ai i ka thënë Gjyshes sime: Do na japësh fjalën do të bëhesh 100 vjeçe. Dhe u bë, e mbajti fjalën. Ajo doli në pension 55 vjeçe, ai sistem i nxirte shpejt në pension njerëzit sepse Shqipëria po shtohej, duheshin edhe vendet e punës nga ana tjetër.

Eljan Tanini: -Puthja e Sinanit?

Ben Blushi: -Personazhi i famshëm i rrjeteve sociale që kishte 5 fëmijë, Sinan Paja. Gruaja e ndiqte nga pas, ajo merrte nga shkëlqimi i tij sepse ai shkëlqente më shumë. Sinani ishte një star në filmat e Martin Scorcezes. Me ndihmën e Scorcezes dhe togëzave të shumta, mund të vriste fare lehtë këdo dhe me sytë prej xhami që kishte mund tia hidhte fare mirë kujtdo.

Ishte një personazh tik toku që shante mjekët nëpër spitale, kërcente dhe tallej me njerëzit. Kishte kaluar shumë vite burg në kohën e komunizmit sepse mbante flokë të gjatë dhe xhinsa të ngushta. Ishte nga Fshati Zheje, një fshat afër Mamurrasit, që ka aftësinë të nxjerrë njerëz të çuditshëm dhe të pashembullt. Kur kishte dalë nga burgu, ishte martuar dhe kishte lindur pesë fëmijë të cilëve u kishte vënë emrat Skënderbe, Lulëkuqe, Mbretëreshë, Herkul dhe Hitler. Sinaj Paja i kishte me shumë xhel te flokët e lyera, ndërsa e shoqja ishte pak më modeste.

Eljan Tanini: -Ledio dhe qeni në plazhin e Drimadhes?

Ben Blushi: -Ledio është një muzikant i shkëlqyer që gjithë natën bën njerëzit të kërcejnë, ndërsa ditën mëson qenin e tij si të kërcejë dhe të sillet si një njeri i edukuar. Qeni rrinte me dy këmbë. Si të gjithë ata që jetojnë me qen, me siguri ai nuk shan kurrë një njeri tjetër me fjalën qen apo nuk i thotë kujt o qen bir qeni.

Ledio e do aq shume qenin e tij saqë nuk mund tia perdorë emrin për të fyer njeri dhe nëse do e krahasonte dikë me një qen ky do ishte, patjetër një kompliment. Pra ndryshe nga shumë njerëz që e përdorin këtë fjale për keq, nëse Ledio te thotë qen do të thotë që je njeri i mirë.

Në faqen time te Facebook, si në çdo faqe publike me shumë trafik, ka shumë njerëz që zihen me njëri tjetrin duke i thënë qen, apo qen bir qeni. Nëse shumica prej tyre nuk do ishin anonimë, pra të fshehur pas profileve fallco, do doja ti çoja te Ledio që ti disiplinonte dhe ti mësonte të sillen siç bën me qenin e tij inteligjentë.

Eljan Tanini: -Myslymani praktikant nga Kosova?

Ben Blushi: -Jetonte si besimtar, ndërsa e shoqja i rrinte në Danimarkë, fëmijë nuk kishte.

Eljan Tanini: -Më rrëfe bisedën me nxënësin e fundit të Migjenit, Ramadanin?

Ben Blushi: -Ramadan Shkreli që duhet të jetë nxënësi i fundit i gjallë i Migjenit jeton në fshatin Dedaj të Pukës. Shkova ta takoja. Kush ishte Luli i Vocërr, Ramadan? Luli i Vocërr ishte Zenel Islami, më tha Ramadani.

Ku është tani Zenel Islami, Ramadan? E vranë komunistët, tha Ramadani.

Po pse e vranë Ramadan? Se shkoi në Rusi.

Nuk ke lexuar asgjë, Ramadan?

Nuk kam lexuar asnjëherë. 

Çfarë libri ke në shtëpi Ramadan?

Nuk kam asnjë libër, thoshte Ramadani.

Çdo njeri në provincë ka një histori, kur atje ke stress e përballon me komshinjtë, në Tiranë…

Eljan Tanini: -Si mund të bëhesh mysliman në Kavajë?

Ben Blushi: -Vajta në Kavajë për të takuar Sali Damarjen. E kisha fotografuar para dy muajsh. Saliu mban tre çelësat kryesorë të qytetit. Çelësin e Sahatit. Çelësin e Xhamisë. Çelësin e Shkollës.

Eljan Tanini: -Nikollë Lesi?

Ben Blushi: -Botuesi më ekzotik i Shqipërisë deri në vitet 2000, madje edhe më influent! Denoncimet që bënte KOHA JONË krijonin vorbull, si nxitja në vitet 1996-1997. Nikollë Lesin e kam shumë mik ende.

Eljan Tanini: -Nedin Vlora?

Ben Blushi: -Nedin Vlorën e takova një natë në Tiranë. Në një hotel pranë Pazarit të Ri.

Ça lidhje ke me Ismail Qemalin, e pyeta. Jam nipi i djalit të tij të parë, Mahmudit.

Pra, je djali i djalit të djalit të Ismail Qemalit?

Po, tha Nedini, unë jam djali i Galip Aleksandër Vlorës, që ishte djali i Mahmud Vlorës.

Babain tim e paguante Zogu, që të mos vinte në Shqipëri dhe mos ngatërrohej me politikë.

Ai i ngjan shumë Ismail Qemalit.

Unë jam Nedin Vlora, jam një pensionist i verbër italian.

Si i verbër?

Nuk e kupton që unë jam i verbër?

Ti më ke parë vazhdimisht në sy, i thashë, nuk dukesh si i verbër.

Eljan Tanini: -Robert Ndrenika?

Ben Blushi: -Robert Ndrenika, me kapelën time. Berti thoshte: Kur Nikita Hrushovi erdhi në Tiranë, e pritën në sallën e madhe të Kryeministrisë. Një sallë me kolona. Enveri i doli përpara dhe e puthi në buzë. Pastaj e puthi në buzë edhe Mehmeti. Pasi u puthën shumë gjatë, Nikita u lodh dhe nuk i takoi të tjerët, por vetëm ua bëri me duar si një shenjë faljeje dhe tha allah, allah. Domethënë jeni myslimanë, nuk ju puth.

Eljan Tanini: -Schëartz?

Ben Blushi: -Edvin Schëartz, kushëriri i Frojdit. Ika tani se duhet të jem në punë, tha Schëartzi. Nuk do ikësh se s’kemi mbaruar, thashë unë.

Do iki se më kërkojnë në Presidencë, tha Schëartzi.

Po ca bën në Presidencë?

Përkthej, po tani më kërkojnë nga Azerbaixhani.

O Schëartz, po kujt në planet i duhet se çfarë thotë Presidenti i Shqipërisë në Azerbajxhan që ti dashke të më lësh mua vetëm e do shkosh ta përkthesh në anglisht?

Presidentin e ke patur ti në klasë, tha Schëartzi, ika tani.

Eljan Tanini: -Ben Blushi më rrëfen bisedën me shitësin e librave në plazh dhe ‘ofertën’ e tij?

Ben Blushi: -Në dimër punoj me hekur, fitoj më shumë. Librat e mi nuk i shet, sepse nuk ia japin, sepse nuk depertojnë te ai. Punon dy muaj në plazh por që prej katër vitesh shet libra në plazh. Kur nuk shiste libra, thyente hekura. Ai ka punuar në stadiumet e Katarit.

Eljan Tanini: -The Neë Islam në Tiranë?

Ben Blushi: -The neë Islam në Tiranë!  Jo vetëm përpara 30 vitesh por edhe përpara 5 vitesh kjo foto do ishte e paimagjinueshme në Tiranë. Kaq shumë vajza dhe gra të mbuluara, Tirana dhe Shqipëria ndoshta nuk ka patur kurrë që kur Mbreti Zog e ndaloi ferexhenë me ligj në vitin 1937. Islami, tradita dhe burrat nuk ua lejojnë të fotografohen. E kundërta ndodh me vajzat e reja.

Ato janë miqësore, pozojnë duke qeshur, llastohen dhe flasin hapur për raportet e tyre me fenë, me shoqërinë dhe me djemtë. Pasi i fotografoj kanë vetëm një kërkesë. Në çfarë adrese Instagrami mund ti marr fotot.

Ky është Islami i Instagramit. Duke e ditur se myslimanët nuk pranojnë se dogma e tyre mund të reformohet, nuk e di a më lejohet të them se ky është The Neë Islam. Një Islam i Ri!

Ai është shumë më i hapur, shumë miqësor, shumë i çiltër dhe me shumë kolorit. Një Islam që do të jetojë mirë dhe të bashkëjetojë edhe më mirë. Ky Islam i Ri sakrifikon për te jetuar më mirë, por jo për të vuajtur më shumë. Për Islamin e Ri, distanca mes njeriut dhe Zotit është më e qartë, më e dukshme dhe më e arritshme.

Eljan Tanini: Zef Shoshi?

Ben Blushi: Në studion e Zef Shoshit, me Zogun, Enverin dhe Mao Ce Dunin.

Zef Shoshi më kishte bërë një portret. Që para tre vitesh. Nuk e kisha parë. Shkova këtë javë! Ja ku je, tha Zefi dhe më tregoi kavaletin. Nuk jam unë, i thashë. Ti je, tha Zefi. Ja skica me laps. Ja ku je dhe me ngjyra, në kanavacë.

Sa herë e ke vizatuar Enverin?

Shumë herë, tha Zefi. Një herë e bëra Enverin në Tropojë, gju më gju me popullin.

Shkove në Tropojë?

Po tha Zefi. Por pasi iku Enveri. Pyeta njerëzit që e kishin takuar. Pastaj i bëja pikturat nga fotografitë e tij.

Po Enveri pse nuk pozonte?

Nuk pranonte. Një herë më thirrën në Ksamil. Ai kishte një takim me popull. Unë qëndrova rreth tre metra afër tij dhe hodha disa skica. Më lanë të punoja gati 15 minuta. Kaq ishte koha.

Të foli?

Jo, tha Zefi, fare.

Kush i kontrollonte pikturat e Enverit?

Ramiz Alia. Kur bëra portretin zyrtar të Enverit, ai erdhi në studio.

Çfarë të tha Ramizi për Enverin?

Më bëri një vërejtje për sytë. Ngaqë ai e njihte më mirë, se unë se kisha parë kurrë nga afër

Ia ndryshove sytë Enverit?

Nuk bëra asnjë ndryshim.

Eljan Tanini: Viktor Zhusti dhe Ali Pashë Tepelena? 

Ben Blushi: -Viktor Zhusti më mori në telefon. U takuam. Dua të sjell në teatër Ali Pashë Tepelenën, tha. Shumë mirë i thashë, kush do e shkruajë? Do ta shkruash ti, tha Viktori. Unë e kam Ali Pashën personazh episodik, në një roman timin, por nuk kam shkruar shumë për të, i thashë.

Ke lindur në Greqi dhe si përfundove në Shqipëri? Prindërit u divorcuan dhe babai për tu hakmarrë ndaj mamasë me dërgon në 1945 në Korçë te vëllai i tij, isha afro 3 tre vjeç.

Si të dërgoi në Korçë pa lejen e mamasë? Një muaj pasi unë erdha në Korçë në Prill 1945 kufinjtë u mbyllën dhe unë mbeta te xhaxhai që më rriti, ndërsa prindërit mbetën në Greqi.

Çfarë fati i keq, thashë unë, po i gjete më vonë prindërit? Me babain kam folur vetëm në telefon në 1976, ishte në Amerikë, i mbaj mend vetëm zërin, fliste si Fan Noli, më thoshte djalli im i dashur si je, dhe unë i thosha, të lumtë baba nga e kuptove që unë jam një djall?

Po me nënën? Shkova e takova në 1983 në Athinë. Sa më pa më njohu nga sytë. Dhe more pronën e saj në ishull? Ajo ishte martuar dhe unë ia bleva pjesën tjetër të shtëpisë dy motrave të mia, që mamaja kishte nga një martesë tjetër.

Eljan Tanini: The afghan girl?

Ben Blushi: -Imagjinoni Shqipërinë pas 50 vitesh me shumë grupe të huajsh, që janë vendosur këtu, çfarë pasurie do ishte për ne. Shqipëria e hapur dhe multikulturore mund të jetë një shpëtim për ne që sot lindim shumë më pak bebe se 30 vite më parë. Të huajt mund ti sjellin Shqipërisë energji që ne po na shterrojnë dhe natyrisht nuk do ti bëjnë asnjë dëm.

Eljan Tanini: -Kuazimodo?

Ben Blushi: -Kuazimodo, ose Frani i Verbër! Rrugës nga Mamurrasi në Laç, pashë një burrë. Ecte duke u lëkundur. Me këmbë të shkurtra dhe kokë të madhe. Dukej si një personazh i Viktor Hygoit. Si një Kuazimodo.

I verbër Frani shkonte, vraponte nga Mamurrasi deri në fshat. Përveç se i verbër, ka edhe një problem fizik. Vajta në shtëpinë e tij përmes Dom Altinit, Frani është epileptik, shërohet vetëm përmes duhanit. Ai kishte aftësinë të bënte Pazar.

Eljan Tanini: -Tosi?

Ben Blushi: -Tosi merret me bagëti dhe me punët e familjes, ai vetëm qesh!

Eljan Tanini: - “Martin Rika, i raftë pika”?

Ben Blushi: -“VARRIN E KAM GATI… DO VARROSEM AFËR BABAIT”. ZHEJË…

Shkojmë pimë një verë nga shtëpia, tha Martini. Një herë tjetër, thashë unë.

Më erdhe në varr po jo në shtëpi, tha Martini. Këtu ishte më bukur, thashë unë.

Eljan Tanini: -Tupe?

Ben Blushi: -Edmond Tupe, jam çifut, më fal hebre. Një herë babai im bashkë me një shokun e vet erdhën në këmbë nga Elbasani në Tiranë për të shkuar në bordello, ose bordellhane, siç i quanin atëherë.

Ça thua, i thashë, kaluan Krrabën në këmbë për të ardhur deri këtu?

Po tha Tupja, ma ka treguar babai.

Ai shoku i babait hyri i pari dhe doli pas 5 minutash. Dmth u prish menjëherë. Dhe i thotë babait, hajde ikim shpejt se nuk janë për ne këto. Dhe ikën.

Dmth babai nuk u fut, e pyeta unë.

Jo, tha Tupja nuk u fut.

Paska qenë qejfli, thashë unë.

Po po, tha, edhe mamaja ia dinte historitë.

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rebeka: 11/11/2024 09:58

    Njeri diabolik. Zot ka lekun. Sa here ka Panair Libri ben shou. Qe te shes dhe te mbledh leke. Intrigant i lodhur.

    Përgjigju
  • Andi: 11/11/2024 00:14

    Kot sa bene show, por ai eshte njeri shume negativ

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?