Policia e Tiranës arrestoi në flagrancë, teksa po udhëtonin me automjetin e tyre Aurel Deliun 29-vjec dhe Alban Tufa 29 vjeç, pasi kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë, ndërsa 2 të tjerë Marklen Haka 30 vjeç dhe Bledar Kurtin 40 vjeç janë në kërkim.
Konflikti ndodhi në rrugën ”Marie Logoreci”, në Tiranë.
Në automjetin e të rinjve u konstatua një sasi e konsiderueshme parash në euro dhe në lekë, sende që përdoren për prerjen e lëndës narkotike, 1 portofol me stemën e policisë dhe 4 aparate celular, të cila janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Në njoftimin zyrtar të policisë nuk është thënë që gjatë kontrollit është gjetur 1 armë, por sipas burimeve të sigurta për Report Tv gjatë arrestimit Aurel Deliu, njeri prej djemve kishte armë në brez.
Njoftimi i plot i Policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. D., 29 vjeç dhe A. T., 29 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. H. dhe B. K., pasi në rrugën ”Marie Logoreci”, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.
Gjatë kontrollit në mjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas u gjetën një sasi e konsiderueshme parash në euro dhe në lekë, sende që përdoren për prerjen e lëndës narkotike, 1 portofol me stemën e policisë dhe 4 aparate celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
Nё prangat e policisё ranё Aurel Deliu (i cili kishte dhe armёn nё brez) dhe Alban Tufa 29 vjeç ndёrsa nё kёrkim janё Marklen Haka 30 vjeë dhe Bledar Kurti 40 vjeç.