Gjatë mbledhjes 5 orëshe me dyer të mbyllura llogaridhënie rigoroze në Asamblenë Socialiste, Rama ka kërkuar raportim real të asaj çfarë ndodh në terren .mbi organizimin e partisë. Secili prej drejtuesve politikë të qarqeve kanë bërë raportim.
Mediat kanë zbuluar dhe ndërhyrjet e Ramës pas raportimit të deputetit të Vlorës, Anduel Tahiraj.
Rama me një ironi therëse e cila ishte edhe një mesazh në fakt, për punën e PS në qarkun e Vlorës ku është zgjedhur deputet, i ka tërhequr vëmendjen Tahirajt.
“Ti Anduel bën takime me pesë veta dhe mbrapa ke edhe foton e Ismail Qemalit duke dëgjuar kuvendin tuj, ndërkohë raporton takime me 15 veta në sistemin e rienergjizimit të PS” ka thënë Edi Rama.
Kaq është dashur që kjo batutë e Ramës të prodhojë të qeshura në mesin e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare në atë që mund të konsiderohet “një provim” me notë jo plotësisht kaluese ndaj performancës të Organizatave Socialiste në bazë, shkruan top channel.
Lajmi kryesor:
Humbën Kavajën/ Rama i kërkoi llogari, pse s'u bë analizë? Deputeti Xhafaj: E dimë kush është 'tradhtari'! Detaje të tjera nga Asambleja e PS
S.G/ReportTv.al