VIP & Spektakël

Benardi i mbetet të shkuarës! Xheni merr propozimin si në përrallë (FOTO)

13 Shtator 2019, 18:35| Përditesimi: 13 Shtator 2019, 19:07

  • Share

Ish banorja e ‘Big Brother’ Xheni Mhillaj u përfol gjatë për lidhjen e saj me Benardin. Pas daljes nga shtëpia të dashuruarit u ndanë dhe shumë fansa shpresuan se ata do ktheheshin bashkë. Por mesa duket ai ka mbetur në të shkuarën, pasi Xheni ka marrë një propozim të bukur në ditën e saj të lindjes. 

Xheni ndau me të gjithë ndjekësit e saj se ditëlindja e saj e 24-t u bë akoma me speciale kur mori propozimin për martesë nga i dashuri i saj, emri të cilit nuk është bërë i ditur. Ajo ka publikuar foto të trëndafilave të shumtë, darkën romantike si dhe unazën e propozimit të cilit sigurisht ju përgjigj me “Po”. Në edicionin e ‘Big Brothe’r Xheni fitoi simpatinë e shumë shikuesve dhe mesa duket e gëzon ende, pasi këtë e vërtetuan urimet e shumta që ajo kishte marrë.

    

1/3
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?