Makina e autoreve

Bënë 'kërdinë' me grabitje/ Tentuan të vjedhin me dhunë një shtëpi në Cërrik, autorët arratisen në errësirë! Gjendet makina e braktisur

13 Nëntor 2020, 13:00| Përditesimi: 13 Nëntor 2020, 13:02

  • Share

Parandalohet vjedhja e një shtëpie në Cërrik, ndërsa autorët janë arratisur.

Në është shpallur A. S., 47 vjeç dhe S. Sh., 27 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Seferan, Belsh, kanë tentuar të vjedhin me thyerje banesën e B. Gj.

Mbrëmjen e djeshme, me marrjen e njoftimit se po kryhej një vjedhje në një banesë në fshatin Seferan, Belsh, shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje duke parandaluar vjedhjen dhe janë vënë në ndjekje të mjetit të autorëve, të cilët pasi kanë parë policët, duke përfituar nga errësira dhe pozicioni gjeografik, kanë braktisur automjetin dhe janë larguar me shpejtësi.  

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të 8 vjedhje të tjera.

Njoftimi i policisë: 

Parandalohet vjedhja me thyerje në një banesë, shpallen në kërkim autorët.

2 autorët e shpallur në kërkim, të dyshuar edhe për vjedhje të tjera në disa banesa në Elbasan, Belsh dhe Cërrik.

Në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, shpallën në kërkim policor shtetasit:

A. S., 47 vjeç dhe S. Sh., 27 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Seferan, Belsh, kanë tentuar të vjedhin me thyerje banesën e shtetasit B. Gj.

Mbrëmjen e djeshme, me marrjen e njoftimit se po kryhej një vjedhje në një banesë në fshatin Seferan, Belsh, shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje duke parandaluar vjedhjen dhe janë vënë në ndjekje të mjetit të autorëve, të cilët pasi kanë konstatuar shërbimet e Policisë, duke përfituar nga errësira dhe pozicioni gjeografik, kanë braktisur automjetin dhe janë larguar me shpejtësi.  

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan: automjet tip “Benz”, një palë targa, një aparat celular dhe disa sende personale të këtyre shtetasve.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të 8 vjedhje të tjera të ndodhura në Elbasan, Belsh dhe Cërrik, gjatë muajit maj, shtator, tetor dhe nëntor 2020, konkretisht:

Më datë 18.05.2020, në Cërrik, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin në pronësi të shtetasit S. R.;

Më datë 02.09.2020, në fshatin Gracen, Elbasan, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M. T.;

Më datë 20.09.2020, në fshatin Kusarth, Elbasan, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën  e shtetasit Sh. P.;

Më datë 31.10.2020, në fshatin Qafë Shkallë, Belsh, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit K. S.;

Më datë 19.10.2020 në Cërrik, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit Sh. Z.;

Më datë 17.10.2020, në Belsh, dyshohet se kanë tentuar të vidhnin në magazinën ushqimore në pronësi të shtetasit Xh. H.,

Më datë 15.10.2020, në fshatin Guras, Belsh, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit B. H.;

Më datë 11.11.2020, në Cërrik, dyshohet se kanë vjedhur në banesën E. P.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.

Komento

Komente

  • Loni: 13/11/2020 13:45

    Po shyqyr o policia e famshme pas 8 vjedhjes me hamendje Apo prova arritet ti zbulonit... Mjere ato qe I bie halli se ju si organ shteteror te mbaroni pune... Por eshte arritje...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?