Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi

VIP & Spektakël

Bënë ‘lëmsh’ një rrjet të tërë me romancën e tyre të fshehtë, Bearti lë pas të shkuarën me Tea Trifonin! Poston foto me të dashurën e re

24 Tetor 2022, 09:44| Përditesimi: 24 Tetor 2022, 09:46

  • Share

Një ndër romancat më të përfolura ishte padyshim Beart Rexhepi dhe Tea Trifoni.

Ata u bënë kryefjalë të mediave rozë për romancën me Tea Trifonin. Kjo periudhë ka mbetur shumë pas dhe sot Bearti është më i lumtur se kurrë në një lidhje të re.

Pak kohë më parë, ai u shpreh se ishte në një lidhje teksa deklaroi se preferon ta mbajë private, pas përvojës me lidhjen e tij të fundit e cila mori shumë vëmendje.

Por, mesa duket Rexhepi nuk i ka rezistuar dëshirës për të ndarë disa foto me të dashurën e re në Instagram.

Ish-konkurrenti i Për’puthen, shfaqet dorë për dore me vajzën misterioze akoma, pasi nuk ka preferuar t’ja zbulojë portretin. mMë herët të pyetur mbi arsyet e ndarjes Tea dhe Bearti nuk kanë preferuar të flasin shumë. Tea u shpreh se lidhja e tyre u kthye toksike për shkak se Bearti ishte shumë xheloz ndërsa ky i fundit deklaroi se ajo i linte shkak. Bearti në një intervistë asokohe tregoi se është xheloz në një marrëdhënie dhe sipas tij kështu tregohet nëse je apo jo i interesuar për tjetrin.

“Një njeri është xheloz nëse e do dikë. Normal që jam xheloz, nëse nuk të intereson dikush normal që nuk je xheloz. Nuk e di varet edhe prej femrës”, tha Bearti.

Fotoja e publikuar nga Beart Rexhepi 

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?