Benet Beci

Sociale

Benet Beci sqaron largimet nga Teatri Migjeni: Disa aktorë nuk i përmbushin pritshmëritë

29 Korrik, 21:50| Përditesimi: 30 Korrik, 07:34

  • Share

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka reaguar pas debatit të ngritur për largimin nga puna të dy aktorëve të trupës së Teatrit “Migjeni”.

Beci thekson se vendimi i marrë vjen pas një analize të plotë të performancës individuale të çdo aktori dhe nuk ka asnjë prapavijë politike, siç është pretenduar..

'Në kuadër të riorganizimit në prag të nisjes së sezonit të ri artistik, pak ditë më parë Drejtoria e Kulturës në Bashkinë e Shkodrës bëri një bilanc të punës individuale të secilit nga pjesëtarët e trupës profesioniste të aktorëve të Teatrit Migjeni, falë të cilit u arrit në përfundimin që disa prej tyre nuk i kishin përmbushur pritshmëritë dhe objektivat e sezoneve të mëparshme.

Dëshirojmë të theksojmë se ky riorganizim jo vetëm që nuk cënon cilësinë apo numrin e shfaqjeve të programuara për sezonin artistik të ardhshëm të Teatrit Migjeni, por përkundrazi synon të forcojë dhe përmirësojë më tej veprimtarinë artistike dhe organizative të institucionit. Në një trupë artistike, ashtu si në çdo sektor tjetër të administratës, ka detyrime të një kontrate pune, e cila në rast moszbatimi apo mosrealizimi, vjen një moment dhe ndërpritet. Për më tepër kur këto mosrealizime nuk janë periodike, por për tre vite, 12 muaj pa ndërprerje, me kontributin e taksapaguesve shkodranë.

Sipas tij, bëhet fjalë për mungesë të vazhdueshme angazhimi për tre vite me radhë, gjatë të cilave individët në fjalë kanë marrë rroga nga taksat e qytetarëve pa dhënë asnjë kontribut të prekshëm në skenën teatrore.

'Në respekt të këtyre të fundit kemi detyrimin të mos lejojmë që asnjë nga paratë e tyre të përfundojë duke paguar rroga të pamerituara siç ka ndodhur për vite me radhë në këtë institucion. Bashkia Shkodër ka në themel të punës së saj përkushtimin dhe angazhimin e përditshëm maksimal dhe këtë e ka injektuar te çdo individ, duke filluar nga punonjësit e shërbimeve të bashkisë që pavarësisht kushteve të motit vijojnë punën për rritjen e cilësisë së jetës në qytet, e deri tek ata që mbushin sallat e sheshet me performacat e tyre artistike.

Por siç ndodh shpesh në një shoqëri të polarizuar si e jona në raste të tilla shfaqen pakënaqësitë, kundërshtimet dhe përdorimi politik i individëve. Furtuna në gotë kësaj radhe përfshiu gjithë skalionet politike të së djathtës në aksin Shkodër - Tiranë, paçka se gota ishte tërësisht e boshatisur', tha ai. 

 Ai shton se Bashkia Shkodër është e angazhuar maksimalisht për rritjen e cilësisë së jetës dhe se kjo frymë është e pranishme në çdo sektor, përfshirë edhe kulturën dhe artin skenik.

Por e vërteta është krejt e ndryshme nga ky përdorim politik tipik. Sepse faktet janë në tetarin e shfaqjeve sipas viteve, aty ku shihet se sa ka shkelur në skenën e teatrit secili aktor i “Migjenit”. Ne si bashki nuk kemi asnjë arsye të demaskojmë individët, por në këtë rast nuk kemi pse t'i fshehim paaftësitë individuale të aktorëve të larguar, madje nuk duam as të diskutojmë në këto rreshta se sa regjisorë i kanë skualifikuar si të papërshtatshëm dy personat e larguar nga puna.
Ne nuk dimë se me çfarë meritash apo kriteresh janë punësuar në trupën e teatrit dy zotërinjtë me të cilët është ndërprerë raporti i punës, por bazuar në tetarin që mund të lexoni më poshtë, rezulton se asnjëri prej tyre nuk ka patur cilësi në punë. Talent lind, nuk të bën partia!

Së fundmi, duam t'u kujtojmë të gjithë artdashësve shkodranë dhe më gjerë se para rreth një viti e gjysmë u ngrit një flakë kashte e ngjashme ”në mbrojtje" të Teatrit Migjeni, i cili do të "shkrihej”. Sot jemi të gjithë dëshmitarë të punës së bërë për forcimin e cilësisë artistike, shtimin e numrit të shfaqjeve si dhe përmirësimin e kushteve të punës për aktorët, regjisorët dhe për vetë publikun', tha ai.

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mjaft me "Dekllarata"!: 30/07/2025 06:59

    Pra analizen e punes se artisteve te Teatrit 'Migjeni' ne Shkoder e paska bere nje STRUKTURE POLITIKE E BASHKISE ose se paku, E EMERUAR POLITIKISHT/KLIENTELISHT, e CILA MERR UDHERA POLITKE, dhe JO, nje KOMISION ARTISTESH E AKADEMIKESH TE ARTIT TEATROR! === Benet Beci deklarohet "... pak ditë më parë Drejtoria e Kulturës në Bashkinë e Shkodrës bëri një bilanc të punës individuale të secilit nga pjesëtarët e trupës profesioniste të aktorëve të Teatrit Migjeni, falë të cilit u arrit në përfundimin që disa prej tyre nuk i kishin përmbushur pritshmëritë dhe objektivat e sezoneve të mëparshme." =====

    Përgjigju
  • Mjaft me "Dekllarata"!: 30/07/2025 06:59

    Pra analizen e punes se artisteve te Teatrit 'Migjeni' ne Shkoder e paska bere nje STRUKTURE POLITIKE E BASHKISE ose se paku, E EMERUAR POLITIKISHT/KLIENTELISHT, e CILA MERR UDHERA POLITKE, dhe JO, nje KOMISION ARTISTESH E AKADEMIKESH TE ARTIT TEATROR! === Benet Beci deklarohet "... pak ditë më parë Drejtoria e Kulturës në Bashkinë e Shkodrës bëri një bilanc të punës individuale të secilit nga pjesëtarët e trupës profesioniste të aktorëve të Teatrit Migjeni, falë të cilit u arrit në përfundimin që disa prej tyre nuk i kishin përmbushur pritshmëritë dhe objektivat e sezoneve të mëparshme." =====

    Përgjigju
  • Iris: 30/07/2025 04:25

    Qe jane te paafte,kete e ditke,por kriteret apo meritat pse jane punesuar nuk i ditke! Z.Beci,qe ka aktore te dobet,te paafte kjo dihet,por c'pune ka bashkia me punesimet/shkarrkimet e tyre kur kjo duhet te jete privilegj vetem i drejtorit te teatrit?! Gjithashtu mendoj qe drejtoria e kultures se bashkise i ka kaluar kopetencat e saj dhe ka futur hundet aty ku s'duhet.Analiza e punes se teatrit e aktoreve te tij i takon teatrit e vetem teatrit.Drejtorise se kultures i takon te analizoje ngjarjet kulturore si organizimi,koordinimi, kur ne mes eshte bashkia,si rasti i koncertit te B.Qamilit ne stadiumin e Vllaznise qe u spostua ne shesh,ose festat kombetare ne shesh,ose festime te ndryshme,por jo te hysh ne brendesi te grupeve/skuadrave/trupave qe i bejne keto te mundeshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Më i votuari i listës së hapur, a mendoni se mandati i takon Adriatik Lapajt?