Ka rezultuar spektakël futbolli përplasja e Benficës me Barcelonën për xhiron e 7 të fazës së parë në Champions League. Portugezët edhe pse udhëhiqnin 4-2 deri në minutën e 77 në fund u mposhtën 4-5. Protagonist absolut për katalanasit ishte Rafinja i cili realizoi ‘dopietë’, njëjtë si Leënadoëski, por që shënoi me penallti. Në këtë përballje përveç përmbysjes nuk munguan gafat e portierëve, autogolat dhe përplasjet e dhunshme në tunelin e stadiumit. Mediat shkruajnë se është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën, ndërsa Barcelona me këtë fitore shkon në kuotën e 18 pikëve dhe shumë pranë kualifikimit.
Befasi ishte fitorja 2-1 me përmbysje e Bologna-s kundër Dortmund. Ky ishte suksesi i parë për italianët në Champions League, por që nuk ishte i mjaftueshëm për të shmangur skualifikimin. Megjithatë disfata i kushtoi rëndë trajnerit të Dortmund Nuri Sahin, pasi u shkarkua nga verdhezinjtë.