Ambasadori i BE, Luigi Soreca

Politikë

‘Bëni fushatë të qetë’, Soreca reagon pas thirrjes së Celibashit: Partitë politike të përqendrohen te programet dhe reformat që synojnë të paraqesin

5 Prill 2021, 19:51| Përditesimi: 5 Prill 2021, 20:10

  • Share

Ambasadori i BE, Luigi Soreca, është pajtuar me thirrjen e kryekomisionerit të KQZ-së,  Ilirjan Celibshit për partitë politike, që të zhvillojnë një fushatë të qetë dhe të lejohen qytetarët që të zgjedhin kë ata dëshirojnë.

Me një postim në Twitter, Soreca shkruan se partitë politike në vend dhe kandidatët duhet të përqendrohen në programet e tyre përkatëse politike dhe në reformat që ata synojnë.

Ai i bën thirrje aktorëve politikë që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me vendimet e KQZ-së.

“Ne pajtohemi me kryekomisionerin Ilirjan Celibshin. Partitë politike dhe kandidatët duhet të përqendrohen tani në programet e tyre përkatëse politike dhe në reformat që ata synojnë të paraqesin për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Ne kemi besim në të gjitha institucionet përkatëse dhe politike të Shqipërisë. Aktorët të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me vendimet e KQZ-së”, shkruan Soreca.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Kolegji Zgjedhor vendosi se fleta e votimit do të jetë me numra dhe për të shmangur çdo paqartësi apo konfuzion të votuesve në ditën e votimit, në çdo qendër në mure do të afishohen postera të mëdhenj si edhe fletë palosje me qëllim informimin e çdo qytetari për numrin që i korrespondon çdo kandidati.

Më herët gjatë ditës së sotme, Celibashi bëri me dije se KQZ-ja ka kontaktuar me kompaninë sllovene CETIS fituese e tenderit për printimin e fletëve të votimit dhe e gjitha do të mbyllet brenda afatit 10 ditor, siç ishte parashikuar në kontratë.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim përshëndeti më pas këtë lajm, duke theksuar mbështetjen për KQZ “për të siguruar që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve të jenë të drejta, në kohë dhe transparente".

Komento

Komente

  • Taulant: 05/04/2021 20:19

    Z. Soreka duket qe fle gjume nen gjethet e dafines se qeverise. Thua nuk ka dijeni se kreu i maxhorances ka deklaruar se nuk ka program dhe ska nevoje per te tille. A e di z. Soreka qe partia qe ka maxhorancen dhe kreu i saj ben fushate zgjedhore duke perdorur pandemine dhe vaksinen si arme politike. Ik mbushu mor z. Soreka se le nam.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?