Deputeti i PD-së, Dashnor Sula u përfshi në një debat me Ministren Elisa Spiropali në seancën e sotme plenare, ku i akuzoi ministret se kanë një standard të lartë jetese. Ai tha se ministret 'bëjnë modë' në Paralament dhe se lëvizin me makina luksoze.
"Shquheni për të bërë kilometra. Kryeministri jonë i ka bërë kilometrat me charter. Këto janë të vërteta. Ky është luksi. Ka dhe zonja të nderuara në qeveri dhe jo të korruptuara. Ka dhe deputetë me integritet. Ka dhe deputetë që kanë zonat e tyre të parajsës. Unë fola me shifra. Për të bërë paradë mode unë nuk di ta bëj paradën e modës", tha ai.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Ministres Elisa Spiropali,e cila i kërkoi që të bënte kujdes me gjuhën dhe steriotipizimin gjinor.
"Kujdes me steriotipizimin gjinor, se këto gratë që etiketove ti mbajnë barrën më të rëndë të kësaj qeverie, sepse përbëjnë mbi 70 të kabinetit. Pastaj për flokë e për xhelra, dihet se kë keni ju", iu përgjigj Spiropali.
Lajmi kryesor:
Kuvendi/ Mes debateve, Denar Biba zgjidhet me 72 vota pro në krye të Autoritetit të Konkurrencës! Miratohet edhe borxhi prej 60 mln euro për përballimin e luftës kundër COVID
//ReportTv.al