Beniada Nishani dhe Ardit Çuni

Beniada Nishani: Arditi fle akoma me biberon në gojë, nuk ka shans që ne të dy të lidhemi

28 Shkurt 2022, 09:34| Përditesimi: 28 Shkurt 2022, 09:37

  • Share

Beniada Nishani dhe Ardit Çuni janë komentuar shumë që në ditët e para të “Big Brother VIP”. Në nisje të këtij reality shoë ata patën shumë afrimitet, madje modelja u mërzit shumë kur këngëtari i njohur la shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ditën e djeshme, bukuroshja bionde ishte e ftuar në “E diell”, ku i është përgjigjur një sërë pyetjesh mbi dinamikat e “Big Brother VIP”. Një ndër to ishte edhe marrëdhënia me Arditin, ku u pyet lidhur me deklaratat e këngëtarit për të.

Modelja u shpreh se midis tyre nuk ekziston asgjë dhe asnjëri nuk ka patur ndonjë pëlqim apo interes për tjetrin. Ajo shtoi se midis tyre ka vetëm miqësi, pasi Arditi është një shok shumë i mirë për të.

“Arditi më duket sikur po fle akoma me biberon në gojë, sepse nuk kemi pasur asnjë herë asnjë gjë. As ai nuk ka pasur ndonjë pëlqim ndaj meje dhe as unë nuk kam interes për të. Është një shok shumë i mirë por nuk ka shans që ne të dy të lidhemi”, ka thënë Beniada.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?