Beniada Nishani

Beniada tregon punët që ka bërë para modelingut: Pastroja dyqanin, kamariere, shisja edhe akullore në plazh

24 Janar 2022, 19:40
  • Share

Beniada Nishani, një nga banoret më pa komplekse në shtëpinë e 'Big Brother Vip' ka treguar punët që ka bërë kur ishte e vogël, përpara se të merrej me modeling.

“Puna e parë kur kam qenë 16 vjeçe, kam punuar me një grua që shiste mish, bënte dhe gjëra për të ngrënë. Punoja atje me mamin. Mami ka punuar shumë vite aty, unë 1 vit. Pastronim dyqanin, ato makineritë e mishit. Pastaj kam punuar dhe shitëse akullore në plazh, dhe si kamariere”, tha Beniada.

Beniada nuk ka ngurruar as të pozojë nudo dhe të reklamojë ndër firmat më të njohura. Modelja ka marrë pjesë dhe në një rol në filmin e njohur italian të vitit 2018 “Loro”.

Komento

Komente

  • Rigers: 24/01/2022 19:49

    Mos punoni ore vajza. E shikoni se si mund te beheni te famshme ? Shkoni "kerkoni burre" ne Big Brother, Perputhen e kto emisionet e tjera. Edhe po nuk i patet parametrat ska gje. Nje doze te forte make up, permanent 4-5 here ne jave edhe me kto operacionet plastike dhe prap do ja dilni. Ah mer ta lumsha, shoqeri e hapur ka lezet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?