Manchester United ka siguruar shërbimet e një prej sulmuesve më premtues në Europë. Klubi nga 'Old Trafford' ka arritur marrëveshje me RB Leipzig për transferimin e Benjamin Seskos, në një operacion me vlerë totale prej 85 milionë eurosh, 66.3 milionë në tarifë fikse dhe pjesa tjetër në formë bonusesh.
22-vjeçari slloven, i cili ka spikatur në Bundesligë dhe ishte gjithashtu në radarët e Newcastle, do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore përpara se të firmosë zyrtarisht me 'Djajtë e Kuq'. Kjo lëvizje pritet të sjellë ndryshime edhe në repartin sulmues të United, pasi ardhja e Seskos i hap rrugën largimit të Rasmus Hojlund, që kërkohet nga Milani dhe Roma.
Transferimi i Seskos e çon në 140 milionë euro shifrën totale të shpenzimeve të United në këtë merkato vere, pas blerjeve të Matheus Cunha dhe Bryan Mbeumo, duke e konfirmuar Premier Leaguen si ligën me investimet më të mëdha në Europë.
Komente
