Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar me 50 mijë lekë gjobë një shofer i cili u kap duke bërë gara shpejtësie në rrugë.
Sipas Policisë, shoferi, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, bënte xhirime gomash dhe drift me automjetin tip "BMË"dhe më pas videot i postonte në rrjetet sociale.
Policia i bën apel qytetarëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Komento