Foto ilustruese

Bënte 'kërdinë' në Kisha e Xhami, kapet në flagrancë hajduti 21 vjeçar në Shkodër

23 Gusht 2020, 16:54| Përditesimi: 23 Gusht 2020, 17:06

  • Share

SHKODËR- Një 21 vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi vidhte objekte kulti, lokale dhe në qendrën shëndetësore.

Gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në qytetin e Koplikut, 21 vjeçari me iniciale E. F., kishte vjedhur në Kishën Katolike sende që përdoren për kryerjen e meshave.

Ndërsa në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Gruemirë Çezme, kishte vjedhur në lokalin në pronësi të qytetarit me iniciale G. P., si dhe në fshatin Koplik i Sipërm kishte vjedhur xhaminë e fshatit ku kishte vjedhur një sasi vlere monetare rreth 10.000 lekë.

Gjatë momentit të arrestimit, 21 vjeçarit iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe sendet e vjedhura në këto tre objekte.

Gjithashtu nga hetimet e kryera deri në këto momente rezulton se ky shtetas është autor edhe i disa ngjarjeve të ndodhura në fshatin Koplik i Sipërm konkretisht:

Më datë 03.01.2020, në fshatin Koplik i Sipërm, ka vjedhur me thyerje qendrën shëndetësore të këtij fshati.

Më datë 12.01.2020, në fshatin Koplik i Sipërm, ka vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit R. N.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, policia vazhdon punën për zbulimin e ngjarjeve të tjera ku mund të jetë i implikuar 21 vjeçari.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?