Drift dhe manovra të rrezikshme në rrugë, arrestohet minoreni në Fier! Procedohet edhe i ati 53-vjeç

4 Gusht 2022, 16:02| Përditesimi: 4 Gusht 2022, 16:10

  • Share

Një 17-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi bënte manovra të rrezikshme me makinë në rrugë, ndërsa si minoren, nuk dispononte leje drejtimi të automjetit.

Po ashtu ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë edhe për të atin 53 vjeç, pronar i automjetit por pa leje drejtimi.

Policia e identifikoi dhe u vu në kërkim të 17-vjeçarit, pas një videoje që ky i fundit kishte publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqej duke bërë "drift" dhe manovra të rrezikshme në rotondon e sharrës në Fier, me një makinë "Citroen".

Nga hetimet rezultoi se automjeti është drejtuar pa leje drejtimi edhe nga pronari, shtetasi A. N., 53 vjeç, banues në Ndërnënas, Fier (babai i 17-vjeçarit), për të cilin filloi gjithashtu procedimi penal për veprën penale "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt".

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

D.GJ//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?