TIRANË- Një 46-vjeçar është lënë burg nga GJKKO pasi akuzohet nga SPAK dhe Drejtoria e Antiterrorit për thirrje për sulme terroriste. Gentian Çollaku me origjinë nga Kavaja përdorte 16 profile në rrjetin social Facebook dhe aty postonte thirrjet për sulme terroriste.
Arrestimi i tij me urdhër të SPAK është bërë pas një hetimi 2-vjeçar. Çollaku ndante në Facebook postime në të cilat bëntë thirrje për dhënë dhe u dilte në mbështetje imamëve të dënuar për terrorizëm, të cilët rekrutonin luftëtarë për t'iu bashkuar ISIS-it në Siri dhe Irak.
“Shejk Ebu Bekr el-Baghdadi: Nëse nuk ndaleni së luftuari ndaj neve, atëherë dijeni se ne kemi ushtarë të cilët nuk flenë.”
Gentian Çollaku akuzohet për veprën penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.
Trushplar i mjere.
Përgjigju