Foto ilustruese

Bënte thirrje terroriste në rrjetet sociale në mbështetje të ISIS, arrestohet nga SPAK Bledar Zeneli

2 Gusht 2022, 11:27| Përditesimi: 2 Gusht 2022, 13:16

  • Share

Pas një hetimi 2 vjeçar, SPAK në bashkëpunim me Drejtorinë e Anti-terrorit, ka vënë në pranga Bledar Zenelin, i cili dyshohet se bënte thirrje për sulme terroriste në mbështetje të ISIS. Bledar Zeneli është vënë nën hetim për nxitje për kryerjen e veprave terroriste dhe nxitjes të urrejtjes.

Ai dyshohet se nëpërmjet rrjeteve sociale dhe aplikacioneve të ndryshme “Facebook”, “Twitter”, “Telegram”, publikonte artikuj, materiale radikale, ekstremiste, propagandistike dhe statuse, në mbështetje të shtetit Islamik dhe kundra koalicionit global antiterrorizëm.

Zeneli akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Nxitjes thirrjes  dhe propagandës për  kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitjes  së urrejtjes  ose grindjeve“ parashikuar nga nenet  232/a dhe 265  te Kodit Penal.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?